E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vizita në Kiev, kryeministri Rama takon kryebashkiakun, Vitaliy Klychko

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Kiev, nuk është fokusuar vetëm në takimin me presidentin ukrainas, Zekenski. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama është takuar edhe me Vitaliy Klychko, që është  kryetari i bashkisë së Kievit. Klychko është edhe ish- kampion botëror i boksit.

Foton nga ky takim e ka publikuar në twiter kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili shkruan se Rama dhe Klychko janë dy miq, sportistë, por edhe lider të botës së lirë të shekullit të 21-të.

“Më pëlqen të shoh dy peshat e mia të preferuara së bashku në Ukrainë – miq, sportistë dhe liderë të botës së lirë të shekullit të 21-të: kryebashkiaku i Kievit boksier @Vitaliy_Klychko dhe Kryeministri i Shqipërisë së basketbollit @ediramaal”, shkruan Veliaj në twiter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›