E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama 1 milion te papune permbysin qeverine

Papunesia ka arritur ne 1 milion persona. Shifer kjo qe mjafton per te permbysur kete qeveri. Prandaj te ngrihemi ne kembe per te protestuar ndaj Kryeministrit borxhli.

Keshtu eshte shprehur dje nga Librazhdi kreu i Partise Socialiste Edi Rama ne kuader te turit Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim.

Me nje apel qe natyrshem perceptohet si kredo elektorale e opozites ai ka integruar keshtu ne debatin e dites nje problem te cilin nuk mundet ta pergenjeshtroje asnje shumice.

Me nje ndryshim vetem formal mesazhi ne fjale eshte nje artikulim pragmatik i Politikes se Re te pershkruar nga parulla Pertej se Majtes dhe se Djathtes e cila gjen vend si e tille sidomos te kategoria e te papuneve.

Ajo qe ka rendesi te lexohet ne kete tur eshte dimensioni ekonomik i tij i ndertuar thuajse teresisht mbi situaten e veshtire qe kalon vendi duke u perpjekur te projektohet si ngjizese e pakenaqesise se qytetareve.

Per tu nenvizuar eshte edhe fakti se shifra prej 1 milion te papunesh qe theksohet nga kreu socialist perputhet afersisht me ate te njerezve qe rregullisht nuk e ushtrojne te drejten e votes e cila ne piken kritike ekonomike ne vend do te mund te ishte nje gur me shume peshe ne balancen elektorale.

Mbi kete kuptim turi i Edi Rames mund te shihet edhe si parafushate elektorale si nje mesazh dhe orientim per strukturat e PS-se te cilat po pergatiten per tu ballafaquar se shpejti me koalicionin e djathte.

Nderkohe me te njejten kembengulje por gjithsesi ne plan te dyte eshte theksuar edhe vijimi i luftes per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›