E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer arrestohet shqiptari

Ka marre fund arratia 13-vjecare e nje shqiptari qe fshihej ne Londer pasi kerkohej te perfundoje denimin e marre per nje vrasje dhe nje tentative vrasje. UPDATE

Skuadra e ekstradimeve ne Scotland Yard ka ekzekutuar nje flete arresti nderkombetar duke bere te mundur arrestimin e Fadil Hoxhes pas nje informacioni te derguar nga Interpol Tirana per identitetin e rreme qe perdorte ne Angli.

Nga permbajtja e flete arrestit mesohet se 41-vjecari Hoxha kerkohet per plotesuar vitet e mbetura te burgut pasi eshte gjetur fajtor per vrasjen e Hysen Luzes dhe tentativen e vrasjes se Meliha Xhidikut ngjarje e ndodhur me 8 Tetor 1992.

Gjate momentit te arrestimit ne banesen e tij ne zonen Enfield ne veri te Londres Hoxha ka deklaruar se ai quhet Arben Hoxha dhe se nuk ishte ai personi te cilin kerkonin.

Gjykates se ekstradimeve perfaqesuesja e shtetit shqiptar i tha se Fadil Hoxha fshiheh duke perdorur nje identitet te rreme madje pavaresisht se ishte i arratisur nga nje burg shqiptar kishte mundur te perfitonte neshtetesi britanike.

Ne seancen e ardhshme i takon pales mbrojtese ti argumentoje gjykates se personi i arrestuar nuk eshte i kerkuari Fadil Hoxha nderkohe nuk behen te ditura provat e pales shqiptare qe kane bere te mundur identifikimin e tij.

Fadil Hoxha do ti zhvilloje procedurat e ekstradimit ne paraburgimin e burgut te sigurise se larte Belmarsh per vete natyren e krimeve te cilat ai kerkohet te ekstradohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›