Greqia përgatitet të rivendosë pensionet e minoritarëve
Qeveria greke do të rishikojë ligjin 4093/2012 “Për heqjen e pensioneve të minoritarëve”, të cilat iu jepeshin atyre nga Instituti Bujqësor i Sigurimeve OGA.
Pas problemeve të shumta sociale që shkaktoi miratimi i këtij ligji, për rreth 31 000 minoritarë nga Shqipëria dhe ish Bashkimi Sovjetik, kryeministri grek Antonis Samaras ka urdhëruar rishikimin e tij. Lajmi bëhet i ditur nga media greke, sipas së cilës rishikimi i pensioneve mbështetet edhe nga PASOK i Evangelos Venizelos.
Sipas medias, kryeministri Samaras ka urdhëruar ministrin e Shtetit dhe ministrin e Punës të përgatisin amendimin e ligjit, duke rishikuar kriteret që duhet të plotësojnë minoritarët për të përfituar pensionin. Ndryshim i ligjit do të bazohet në të dhënat e Institutit të Sigurimeve OGA. Kështu një nga kriteret, që ishte qëndrimi 20 vjet në Greqi, mund të ndryshojë dhe të ulet në 10 vjet.
Media greke shkruan se një rol të rëndësishëm në debatin për pensionet e minoritarëve po luajnë zgjedhjet e pritshme në vendin tonë në 23 Qershor, pasi partitë politike po ftojnë shqiptarët që pas daljes në pension të kthehen në Shqipëri, ndërsa këta të fundit gëzojnë tani vetëm pensionet e ulëta që jep shteti shqiptar.
Me ligjin e miratuar tashmë nga Parlamenti grek, që të përfitojë ndihmën ekonomike, personi duhet të plotësonte disa kushte:
- Të mos marrë apo të mos ketë të drejtë pensioni nga ndonjë institucion tjetër, në Greqi apo jashtë saj.
- Të jetë banor i ligjshëm në Greqi për 20 vitet e fundit
- Të ardhurat vjetore të mos kalojnë shumën 4 320 euro.
Është e qartë se shumë pak persona arrijnë t’i plotësojnë këto kërkesa.
Nga Instituti i Sigurimeve OGA kanë përfituar prej vitesh pension, rreth 18 000 minoritarë nga Shqipëria. Po nuk duhet harruar se në Greqi, rreth 20 000 njerëz merrnin pensione false, gjë që ka shkaktuar një dëm të madh buxhetit. Bazuar në të dhënat zyrtare, nga heqja e pensioneve OGA Ministria e Punës u përpoq të kursente 66 mln euro për vitin 2013, ndërsa pritej të kurseheshin 88 mln euro në dy vitet në vazhdim (2014-2015).
Ligji në fjalë është kundërshtuar nga organizatat e minoritarëve dhe shumë forca politike greke, që nga PASOK, Agimi i Artë dhe SYRIZA.