Valbona lë bashkëjetesën, mbesa e Enverit ikën me dy fëmijët në Vjenë
TIRANE- U ndodh te gjitheve, përfshi ata që lëvizin nën syze vetëm cepin e syrit, të kthejnë vështrimin (herë për inerci e herë sepse pamja edhe mund të ketë ç’të ofrojë), sa herë që ndeshen gjetkë me një personazh të njohur të ekranit. Por jo vetëm! Vëmendja tërhiqet edhe nga një femër apo mashkull i bukur, fare i panjohur.
Valbona Hoxha, mbesa e ish-diktatorit Enver Hoxha, e bija e djalit të tij Sokolit dhe Liljanës, vetëm personazh ekranesh që nuk ka qenë, megjithatë, e njohin të gjithë. Ndofta jo për portret, sepse ajo vetë ka zgjedhur gjithnjë të qëndrojë e tërhequr, duke refuzuar vazhdimisht të gjitha tentativat e gazetarëve për ta bërë të njohur për publikun.
Jo se nuk ka qenë e njohur. Lajmi i lindjes së Valbonës, ndryshe, Boit, siç e thërriste i gjyshi, ka jehuar në të katër anët e Shqipërisë asokohe, më 8 mars të vitit 1975. Për Enver Hoxhën, ardhja në jetë e mbesës së parë ishte gëzim i pamatë, aq sa një ditar i tërë i tiji i ishte kushtuar asaj.
Valbona Hoxha
Po të kthehemi te arsyeja pse po shkruajmë sot për të… Tani që e përmendëm, shumë prej jush mund të jenë duke thënë “Vërtet, nuk e kemi parë më prej kohësh!”… Sepse për këdo që është qoftë edhe kalimtar i rastit i zonës së ish-Bllokut, do ta ketë ndalur njëherë të folurën me shokun përkrah, kur ka parë Boin, elegante e të bukur, me veshjen sportive e çantën e palestrës, tek kalon përpara hyrjes së shtëpisë.
Pre muajsh tashmë, Valbona Hoxha nuk jeton më në Tiranë. Bashkë me dy fëmijët, vajzën Inesin, dhe djalin e vogël Kevin, janë zhvendosur në Vjenë, ku sipas burimeve pranë familjes Hoxha Valbona ka shkuar në të mirë të edukimit të fëmijëve. Por, familjes thuhet se nuk i është bashkuar i bashkëshorti i saj, avokati i njohur, Genc Boga, i cili vazhdon të qëndrojë e punojë në Tiranë.
(Shkrimi, sot ne suplementin “Une Gruaja”, ne “Panorama”)
(e.m/BalkanWeb)