E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samanta Karavello triumfon Në Top Fest 10 me “Lotin e fundit”

TIRANE- Samanta Karavello është fituesja e edicionit të 10-të të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Top Fest.

Me këngën "Loti i fundit", me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Klejdi Bahitit, Samanta rrëmbeu zemrat e publikut dhe triumfoi.

"Jam shumë e emocionuar, nuk e prisja që ta fitoja unë", ishin emocionet e para të këngëtares, pasi Elhaida Dani fituesja e vitit të kaluar i dorëzoi çmimin.

Favorite për të fituar cmimin kryesor të festivalit ishte konsideruar dhe Marsela Cibukaj, por me votat e jurisë dhet ë publikut, Samanta rrëmbu çmimin e parë. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›