E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: 21 janar, në demostrat

“21 janari, do të jetë dita e cila do të mbledhë të gjithë që nuk duan të mbajnë në kurriz këtë turp. Në 21 janar, në demostratë për lirinë e shtypur”. Ky ka qënë reagimi i kryesocialistit Edi Rama në nje mbledhje me gazetarët nga selia e PS , ndërsa shtoi se ky reagim vjen në një kohë kur kryeministri Berisha hodhi akuza ndaj televizionit “TOP CHANNEL”, e duke përdorur emra konkretë.

 “Ftoj qeverinë të japë dorëheqjen dhe ju ftoj të gjithëve në 21 janar të protestojmë kundër llumit të qeverisë që grabit popullin përditë. Saliu ka kërcënuar drejtorin e Fiks Fare Filip Cakuli, të cilin e quajti kusar”, ndërsa shtoi se deklarata e Berishës se tashmë për videon pritet versioni i Prokurorisë është një “tjetër tallje dhe përpjekje e re për të vënë në presion Prokurorinë”.

Ndërkaq, Rama deklaroi se kryeministri vazhdon avazin fyes, dhe se kjo tallje ishte një ngarkesë e re për përpjekje mafioze për të vënë në tension Prokurorinë, dhe duke vënë në dukje se ai turp ishte një montazh.
 

Jo vetëm kaq, kreu i opozitës rikujtoi se veç krizës politike, në Shqipëri kemi dhe krizë ekonomike.
“I kujtoj se Banka Botërore deklaroi se për shkak të krizës së viteve 2009, krizë për të cilën ka folur dhe opozita, por që e ka mohuar, varfëria u rrit me 4 pikë, ose 120 mijë shqiptarë të cilët ranë në varfëri. Kjo për shkak të keq qeverisjes” perfundoi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›