E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet poseduesi i 4 kg Cannabis Sattiva

Jane kater kilograme lende narkotike e llojit canabis Sativa te cilat jane zbuluar diten e djeshme ne nje banese ne rrethin e Pukes. Uniformat blu te qytetit te Shkodres thone se ne bashkepunim me forcat e Komisariatit te Pukes arrestuan mbremjen e se merkures ne oren 18.00 eshte bere arrestimi i nje 30-vjecari. Sipas te njejtave burime i ndaluari eshte Enver Beqiri lindur e banues ne lagjen Peshve te Pukes. Sipas policise se Shkodres arrestimi i Beqirit eshte finalizuar pas kontrollit te ushtruar ne banesen e tij ku iu gjeten dhe iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale 4 kg lende narkotike canabis sativa ne gjendje te thare. Mbi te arrestuarin Enver Beqiri rendon tashme akuza e prodhimit dhe mbajtjes se lendeve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›