E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen hajdutet e bicikletave

Blute e Shkodres kane vene ne pranga kater persona te cilet dyshohet se kane vjedhur rreth 40 bicikleta ne kete qytet. Arrestimi i kater hajduteve ka ardhur nje ore pas operacionit te mire organizuar nga efektivet e policise. Kater personat e arrestuar per vjedhje jane Ndoj Pjetri 19 vjec David Gjolaj 21 vjec dhe dy adoleshente D. P. 15 vjec A. Rr. 15 vjec te gjithe banues ne fshatin Hot i Ri ne Shkoder. Pas hetimeve te policise rezultoi se te kater te rinjte ne fjale ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne kohe dhe vende te ndryshme kane vjedhur nje numer te konsiderueshem bicikletash. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e tyre perkatese atyre iu eshte gjetur duke iu sekuestruar ne cilesine e proves materiale gjithsej rreth 40 bicikleta nderkohe qe 10 prej tyre ishin te cmontuara. Policia e Shkodres i ben thirrje qytetareve te cileve u jane vjedhur bicikletat qe te denoncojne vjedhjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›