Dy shqiptaret kapen me arme dhe 1.5 kile kokaine
Dy shtetas shqiptare kane perfunduar ne prangat e policise greke pasi ne makinen e tyre eshte gjetur nje substance e dyshuar si lende narkotike si dhe arme me vete. Lajmi eshte bere i ditur nga autoritetet greke qe thane se te arrestuarit jane perkatesisht 27 dhe 34-vjecare. Sipas mediave greke dy shqiptareve iu eshte gjetur pas kontrollit nga ana e policise 1.5 kg lende narkotike e dyshuar si e llojit kokaine. Ndersa mesohet se nga makina e tyre pervec kokaines eshte sekuestruar edhe nje arme e tipit pistolete 16 fisheke dhe 1450 euro. Hetuesit kane thene se arrestimi i dy shqiptareve ndodhi vetem dhjete dite pasi agjentet e antidroges gjeten nje laborator droge ne Atika ku dyshohet se eshte kryer perpunimi i sasive te medha te droges.