E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: 21 janari pa drejtësi, sistemi gjyqësor varrmihës i qeveritarëve

Vetëm pak ditë ndajnë nga një vjetori i 21 janari- të, protestës së përgjakur të opozitës shqiptare, e cila rezultoi fatkeqe për katër familje të cilët humbën të dashurit e tyre. Fatkeqësia shtohet më shumë kur dihet që ende askush nuk është dënuar për vrasjet e katër protestuesve paqësor.

Viti i ri me janar pa drejtësi, kështu e ka përshkruar në faqen e tij afrimin e këtij përvjetori lideri i opozitës Edi Rama. Vrasësit enden të lirë, urdhëruesit e vrasjeve qeverisin, familjet e të vrarëve presin të dëshpëruar për vendosjen e drejtësisë, kështu shkruhet në faqen e Ramës.

Lideri i opozitës vazhdon më tej duke theksuar se Prokuroria endet në labirintin e provave të manipuluara, ndërkohë që ata që urdhëruan vrasjet e 21 janarit e kanë kthyer pushtetin gjyqësor ne një varrmihës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›