Fantazma e luginës kapet në kamerën e pushuesit

Fotoja marr nga "Daily Mail"
Duket si një nga ato momentet e filmave horror. Në fakt ky është përshkrimi i asaj që ka ndjerë Paul Feehan, i cili duke parë videon që kishte regjistruar gjatë pushimeve të tij në luginat e Welsh të Britanisë, ka vënë re prezencën e një fantazme.
I tmerruar Feehan ka arritur të dalloj figurën e një gruaje vetëm pak metra larg vendit ku ai po qëndronte. Është tërësisht e pabesueshme ajo çfarë pash në video. Në momentin që ne po pushonim në luginë nuk kishte asnjë njeri tjetër rrotull dhe ne nuk dëgjuam asgjë që të tërhiqte vëmendjen tonë, deklaroi Feehan për Daily Mail.
Sipas tij fantazma që qëndronte pak metra larg vendit ku ai ishte ulur, mund të jetë e një gruaje të veshur me veshjen popullore të Welsh- it.