E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, 10 shkurt vendimi për Ukën

Vendimi nga kosovarit Arid Uka do të shpallet në datën 10 shkurt. Ky njoftim është bërë publik ditën e sotme nga Gjykata e Lartë Rajonale në Frankfurt, ndërsa ai ka pranuar se ka vrarë dy ushtarë amerikanë.

21-vjeçari ka pranuar se ka hapur zjarr në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, kundër një grupi të ushtarëve të SHBA-së, në rrugën e tyre për në Afganistan.

Johen Veingarten, njëri nga dy prokurorët federalë, deklaroi se Arid Uka, duhet të qëndrojë më shumë se 15 vite në burg.

Mihaela Rot, avokatja e Arid Ukës, nuk e ka kontestuar fajësinë e klinetit të saj, por ka kërkuar që ai të lirohet pasi të kryejë dënimin me 15 vite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›