Rama: 28 Qershori, zgjedhje te vdekura

Partia Socialiste nuk do te terhiqet nga kerkesa per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, por edhe s'do te prese pafund per hapjen e tyre. Deklarata u be diten e djeshme nga kryesocialisti, Edi Rama, i cili menjehere pas tryezes se Presidentit Topi, sqaroi detajet e takimit me kryeministrin Berisha. Permes nje komunikimi me mediat, lideri i opozites falenderoi fillimisht mbeshtetesit e kauzes se tij te transparences se plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve ne Shqiperi. Gjithashtu, ai falenderoi komunitetin nderkombetar per angazhimin ne nxitjen e dialogu si dhe shprehu konsideraten e tij me te edhe per Presidentin e Republikes, mbi perfshirjen e tij te drejtperdrejte ne kete perpjekje per te zgjidhur nje krize. "Me zotin Berisha patem nje ballafaqim te hapur te pikepamjeve te kunderta per thelbin e problemit, qe nga ana ime jam plotesisht i angazhuar ta zgjidh, por kurrsesi i predispozuar ta mbuloj apo anashkaloj", beri te ditur Rama. Duke vijuar me tej komunikimin e tij, kryesocialisti u shpreh se ne tryeze ka "nenvizuar se PS nuk leviz nga parimi themelor i transparences se plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te shkuara per te cliruar njehere e mire zgjedhjet ne Shqiperi prej kthetrave te korrupsionit elektoral". "Kjo do te thote se, ashtu sikunder iu be e qarte edhe bashkebiseduesit, lenia e kutive te 28 qershorit jashte objektit te hetimit parlamentar qe kerkojme qysh ne krye te heres, do te ishte shkelje e patolerueshme e parimit qe na udheheq ne perpjekjen tone, dorezim i pajustifikueshem i se drejtes sone kushtetuese e ligjore per te nxjerre ne driten e diellit te verteten e kutive te votimit, pranim i palejueshem i faktit se Shqiperia edhe neser do te beje zgjedhje po kaq te papranueshme sa dje", sqaroi kryetari i Partise Socialiste. Sipas tij, kjo eshte nje ceshtje vullneti politik e jo interpretimesh subjektive te te drejtave e lirive te tyre kushtetuese, te cilat, sic tha ai, "jane plotesisht te vendosur t'i bejme themel te zgjedhjeve ne Shqiperi jo ne favorin e tyre, po ne interes te te gjitha paleve e ne radhe te pare te popullit shqiptar". Rama tha se e ka sqaruar Berishen se, PS nuk ka pune as me vendimet e gjykatave dhe as me ndonje perpjekje per te permbysur rezultatin e nxjerre ne rruge ligjore permes hetimit parlamentar. Kryesocialisti theksoi se "opozita kerkon vetem te beje autopsine e zgjedhjeve te vdekura qe zgjedhjet e ardhshme te mos vdesin me nga e njejta semundje". "Dua te jem shume i drejtperdrejte dhe transparent me shqiptaret, te cilet i kishin te gjithe syte tek tryeza e takimit te sotem. Une nuk shkova ne ate tryeze per nje pazar, por per nje parim. Nuk shkova ne ate tryeze per te kryer nje formalitet te quajtur dialog, po per te nxjerre vendin nga kriza permes dialogut", u shpreh lideri i opozites. "Jam i gatshem te vazhdoj te perpiqem me te gjitha energjite e pasionin tim per t'ia dale, por sic ia thashe hapur e shume sinqerisht zotit Berisha se nuk jam aspak i gatshem te pranoj zvarritjen e dialogut ne pafundesi. Jo sepse une s'kam durim, perkundrazi, por sepse thellimi i krizes po behet i padurueshem per shqiptaret dhe opozita e ketij vendi nuk perfaqeson interesat e mia, po interesat e te gjithe shqiptareve", perfundoi Rama.