E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ofrova gjithcka qe ka ne dore mazhoranca

Kryeministri Sali Berisha eshte i hapur te trajtoje cdo problem qe ka mes maxhorances dhe opozites, por jo problemet qe kreu i PS-se, Edi Rama ka me Gjykaten e Apelit. Me kete qendrim te bere publik, kryeministri i beri te qarte dje edhe ne tryeze kundershtarit te tij politik, se eshte gjykata, institucioni me te cilin ai duhet te merret per kundershtimet qe ka me rezultatin e zgjedhjeve, apo ceshtjen e kutive te votimit. "Une i propozova zotit Rama te listoje te gjitha ceshtjet dhe problemet qe ekzistojne mes mazhorances dhe opozites, mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste dhe ne do t'i trajtojme ato ne menyren me serioze dhe me konstruktive. Natyrisht, une nuk mund te trajtoj problemet zgjedhore qe PS ka me Gjykaten e Apelit, sikunder une nuk kerkoj trajtimin nga ne te dy te problemeve zgjedhore qe Partia Demokratike ka me Gjykaten e Apelit", beri te qarte kryeministri. Sipas tij, problemet me vendimet gjykatave nuk jane probleme midis partive, por jane ceshtje qe secila prej partive ka me pushtetin gjyqesor dhe vendimet e tij. "Ju e dini se per Partine Demokratike, ne menyre te perseritur, Gjykata e Apelit dhe Kolegji Zgjedhor kane dhene vendime te disfavorshme, madje edhe ne zgjedhjet e fundit. Por une nuk i kam bere asnjehere ato probleme nderpartiake, sepse ato kane qene probleme midis Partise Demokratike dhe pushtetit gjyqesor, vendimet e te cilit kemi qene dhe jemi te detyruar t'i pranojme. E njejta gje vlen edhe per Partine Socialiste", paralelizoi kryeministri. Pas tryezes politike tek presidenti, kryeministri shprehu edhe njehere gatishmerine e tij per te ngritur komisionin hetimor parlamentar, qe ne seancen e ardhshme parlamentare qe zhvillohet diten e enjte, si dhe t'i jape opozites shumicen ne te gjitha votimet ne kete komision, permes terheqjes se dy anetareve te PD-se nga kuorumi. "Une garantova Presidentin e Republikes dhe zotin Edi Rama se ne jemi te gatshem per te gjitha kompromiset e nevojshme, per te gjitha ceshtjet zgjedhore, bilaterale, pra mes PD dhe PS. Natyrisht, une nuk mund te trajtoj problemet zgjedhore qe PS ka me Gjykaten e Apelit, sikunder une nuk kerkoj trajtimin nga ne te dy te problemeve zgjedhore qe PD ka me Gjykaten e Apelit. Problemet me vendimet gjykatave nuk jane probleme midis partive, por jane ceshtje qe secila prej partive ka me pushtetin gjyqesor dhe vendimet e tij", tha Berisha. Ai u shpreh se Gjykata e Apelit ka hedhur poshte jo vetem kerkesen e zotit Rama per rinumerim te votave ne disa zona, por ajo ka hedhur poshte edhe kerkesen e Partise Demokratike per rinumerim ne qarkun e Fierit, sepse bazuar ne nenin 116 te kodit elektoral, i cili sanksionon se rinumerimi votave mund te behet vetem ne raste kur ka kundershtime gjate procesit te numerimi te tyre, gjykata arriti ne perfundimin se nuk mund te kete rinumerim te votave pa kundershtime gjate numerimit te tyre. "Gjykata e Apelit shpalli te pavlefshme, me kerkese te PS, 512 votat e komunes Rushdije vetem pse fletet e votimit nuk kishin dy vula, por vetem nje (per arsye se njeren vule e mori komisioneri i PS dhe u largua nga Qendra e Votimit gjithe diten). Dhe ne kete menyre i dha mandatin PS. Natyrisht kete vendim PS e pranon por ajo nuk pranon vendimin tjeter me te cilin Kolegji Zgjedhor hodhi poshte kerkesen e saj per rinumerim te votave", ka qene deklarata e Berishes. Teksa eshte shprehur se nuk e ka akuzuar Ramen se i grabiti mandatin per Rushdijen, pavaresisht se mandati iu mor PD nga Apeli, ai e ka pranuar kete vendim. "Ceshtje te cilat PS ia ka hedhur poshte gjykata jane ceshtje mes saj dhe pushtetit gjyqesor dhe jo mes saj dhe PD. Duke respektuar keto parime mendoj se cdo ceshtje tjeter mund te zgjidhet. Une dua te siguroj qytetaret shqiptare se ne mbetemi te vendosur te japim te gjithe ndihmesen tone per nje rezultat pozitiv te dialogut", tha Berisha. Ne kete kontekst, Berisha eshte shprehur se eshte i hapur per te krijuar te gjitha kompromiset e mundshme per komisionin hetimore, sipas rezolutes se KiE, si dhe konform raportit te ODIHR/OSBE, koalicioni qeveritar i ofron Rames dhe opozites qe te hartoje te gjitha amendamentet per adresimin e verejtjeve dhe sugjerimeve te tyre dhe mazhoranca do t'i votoje ato. "Dua te falenderoj Presidentin e Republikes per ftesen dhe te shpreh bindjen time se tryeza e thirrur nga ai ishte nje perpjekje pozitive dhe serioze, ku ne patem nje shkembim te hapur te mendimeve dhe pikepamjeve", ka deklaruar Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›