"Dialog per kthimin e PS ne Kuvend brenda 6 marsit"
Ambasadori spanjoll Montobio ka pershendetur tryezen e dialogut, ku Rama dhe Berisha u ulen per bisedime, te thirrur nga Topi. Ai ka theksuar se kjo tryeze ishte hapi i pare i kompromisit dhe se klasa politike duhet te gjeje vete nje zgjidhje. Ne nje interviste per "News 24" Montobio ka deklaruar se perfundimi i afatit kushtetues me 6 mars duhet ta gjeje opoziten ne Kuvend.
Zoti ambasador, kreret e politikes jane ulur ne bisedime tek Presidenti Topi. Si e shihni ju kete hap dhe a besoni ne zgjidhjen e situates politike?
Une mendoj se ky eshte nje hap shume i rendesishem, perpara. Nje proverb kinez thote se me nje hap mund te nisesh nje rruge prej 3 mije miljesh. Dhe une shpresoj se ky hap eshte i pari ne rrugen e integrimit te Shqiperise ne BE. Eshte nje sfide dhe nuk mund te jete vetem nje hap, kjo eshte nje rruge qe duhet te vazhdoje... Ka elemente shume pozitive qe BE i ka inkurajuar. Dialogu si nje mjet politik mes lidereve politike, gje qe eshte normale ne nje demokraci, jane perpjekjet per te zgjidhur problemet politike te vendit, brenda kuadrit institucional dhe Kushtetutes te vendit, dhe ndaj ne inkurajojme kete nisme te Presidentit Topi dhe ne e nxisim ate te vazhdoje rolin e tij drejtues. Ne e vleresojme shume qendrimin e tij konstruktiv dhe pergjegjesine ne kete moment historik per vendin qe kryeministri dhe lideri i opozites, nen drejtimin e Presidentit treguan. Klima eshte shume e rendesishme. Demokracia nuk eshte vetem ceshtje permbajtje, demokracia eshte edhe ceshtje shpirti. Eshte shume e rendesishme te krijohet kjo klime. Ne duhet te transformojme kete menyre thelbesore te te berit te gjerave ne nje demokraci qe eshte dialogu ne zgjidhjen konkrete, qe mund te pershtatet sipas procedurave qe te cojne te integrimi i opozites ne Parlament... E kemi thene gjithnje se bojkoti nuk eshte menyra per te mbrojtur pozicionin dhe ne te njejten kohe nje zgjidhje themelore per ceshtje qe jane ne tryeze, ashtu si shume ceshtje te tjera te rendesishme per te ardhmen evropiane te shqiptareve.
Po koha zoti ambasador. A eshte e rendesishme koha ne te cilen do te arrihet nje zgjidhje per proceset integruese te vendit.
Koha eshte shume e rendesishme pasi per Shqiperine vjen ne nje moment thelbesor. Jemi ne moment te rendesishem per kete proces. Kemi disa afate perfundimtare per disa procese qe po vazhdojne dhe qe nuk mund te injorohen dhe per kete ne jemi ne momente te rendesishme. Ka nje kalendar politik dhe nje kuader institucional madje dhe nje sere marredheniesh mes Shqiperise dhe komunitetit nderkombetar dhe BE ne vecanti. Keto tre procese jane procesi i stabilizim-asocimit, procesi i permbushjes se kritereve te Komisionit Evropian deri me 10 maj. Keshilli asocim-stabilizimit do te mblidhet dhe ne kete sesion do te vendoset se si do jene marredheniet e Shqiperise me BE per vitin e ardhshem . Si do te procedohet gjithashtu me 11 Mars mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, Keshilli i 11 marsit ne Tirane do te vendose pergatitjen per mbledhjen e 10 majit ne Bruksel. Pra kemi keto 3 procese, permbushja e standardeve per liberalizimin, qe eshte nje proces shume i rendesishem, jo vetem per politiken, por edhe per vete shtetasit shqiptar, nderkohe kemi edhe ceshtjen e sigurimit te statusit te vendit kandidat qe duhet te vleresohet dhe te jepet nje pergjigje nga BE.. Kemi 3 proceset qe ne nje te ardhme te afert te kemi vleresime te rendesishme me te cilat ka lidhje ky proces qe nisi sot. Se shpejti do te vije nje delegacion i KE-se, por mendoj se mund te jete shume pozitive qe ky delegacion te vije ketu per te verifikuar avancimet substanciale dhe per te pare se ka apo nuk ka nje vazhdimesi te situates qe eshte ende ne qender te vemendjes se Asamblese se Keshillit te Evropes. Do te jete shume mire qe kjo thirrje per te tejkaluar problemet e lidershipit te kete rezultuar ne nje avancim pozitiv. Sidoqofte, ka nje afat kushtetues me 6 mars, per shkak te 6 muajve qe duhen per te marre vendin ne Parlament nga deputetet, ne kete rast te opozites. Ajo qe ka thene BE ne cdo kohe ka qene qe vendi i te gjithe parlamentareve eshte ne Parlament dhe qe ne do te donim qe kjo situate te kapercehej ne menyre qe te lejohet qe kur afati te mberrije te kete nje lloj avancimi dhe te kemi deputetet ne Parlament. Dhe do te donim qe kur keshilli te mblidhet, ne te mund te pergezojme lideret shqiptare qe e kaluan kete situate dhe qe i lane pas diferencat per te pasur marreveshje me qellim realizimin e reformave per avancimin e Shqiperise ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian dhe qe ne te mund te pergezojme Shqiperine dhe te perqendrohemi ne keto hapa qe ne i mbeshtesim, pra qe Shqiperia te jete pjese e familjes sone evropiane.