E Shtunë, 31 Tetor 2026

"PS ne Kuvend, bashkepuno me qeverine"

Ne mbyllje te takimit te pare, Berisha-Rama per daljen nga kriza politike, nderkombetaret shtojne kerkesat dhe apelin qe socialistet te rikthehen ne Kuvend dhe te bashkepunojne me qeverine. Zevendes presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Angelilli, tha dje ne mbyllje te tryezes politike, se socialistet duhet te rikthehen ne Parlament sa me shpejt te jete e mundur. "I drejtohem deputeteve te Partise Socialiste, qe te rikthehen ne Kuvend dhe te bashkepunoje me qeverine, qe eshte zgjedhur ne menyre demokratike nga shtetasit shqiptare. Te hyjne ne menyre qe te garantoje realizimin e reformave te nevojshme per procesin e integrimit te Shqiperise dhe marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE", u shpreh Angelilli. Sipas saj, kete qendrim Parlamenti Evropian e ka bere edhe ne nentor te vitit te kaluar, gjate vleresimit te raport progresit per Shqiperine. Numri dy i Parlamentit Evropian, permendi gjithashtu se ne qendrimin e bere publik nentorin e kaluar, PE vleresoi progresin e bere nga Shqiperia ne realizimin e zgjedhjeve parlamentare si dhe zhvillimin e tyre. Angelilli tha se mbeshtet qendrimin e bere publik dy dite me pare nga Presidenti i grupit te Partive Popullore Evropiane, Daul, i cili tha se gjate zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi, vezhguesit nderkombetare nuk evidentuan parregullsi ne procesin e numerimit te votave. "Deputetet e Partise Socialiste, duhet te rikthehen ne Parlament dhe te kryejne detyren e tyre per te perfaqesuar zgjedhesit qe i zgjodhen ata per ne Kuvend", keshilloi zevendes presidentja e Parlamentit Evropian. Reagimi i Roberta Angelillit erdhi pak ore pasi Berisha-Rama perfunduan takimin e tyre te pare ne Presidence per te diskutuar mbi situaten e tensionuar politike ne vend. Gjate ketyre dy diteve, reagimet e eurodeputeteve te Parlamentit Evropian, kane qene te shumta dhe te shpeshta, me nje qendrim, nderprerjen e bojkotit te deputeteve socialiste si dhe te rivendosjes te dialogut mes paleve. Bojkoti i socialisteve vijon qe nga 7 shtatori i vitit te kaluar, date kur celi punimet Kuvendi i zgjedhur nga votimet e 28 Qershorit. Pikerisht ne 4 mars, eshte edhe afati i fundit per socialistet qe te shkelin ne seance plenare dhe te mos e humbasin mandatin e deputetit. Ne Kushtetute dhe ne rregulloren e Parlamentit, percaktohet qarte se nese deputeti nuk merr pjese ne seance plenare per gjashte muaj radhazi, atehere ai e humbet mandatin e fituar ne zgjedhje.

Nderkombetaret, nje dite para tryezes presion kunder bojkotit
Fluks deklaratash dhe keshillash per politiken shqiptare, ka pasur gjate ketyre dy diteve nga Parlamenti Evropian. Kryetari i grupit te Partive Popullore ne Parlamentin Evropian, Joseph Daul, u kerkoi deputeteve te Partise Socialiste, te rikthehen ne Parlament dhe te bashkepunojne per reformat. Ai shprehu shqetesimin e thelle per situaten aktuale politike ne Shqiperi dhe i sugjeroi opozites qe te pranoje rezultatin e zgjedhjeve te rregullta dhe te kthehet te punoje ne interes te shqiptareve. Po keshtu, edhe anetarja e Parlamentit Evropian njekohesisht eksperte per Evropen Jug-Lindore, Doris Pack tha se Edi Rama, duhet ti jape fund bojkotit te parlamentit shqiptar. Sipas saj, nuk eshte per qeverine ceshtja per te hapur kutite e votimit, por per gjyqesorin. Ndaj ankesa e zotit Rama ne lidhje me permbajtjen e kutive te votimit do te duhet te trajtohet ne gjykatat perkatese. Thirrje opozites qe ti rikthehet aktivitetit parlamentar, beri edhe Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni, i cili u shpreh gjate takimit me kryeministrin Sali Berisha, se opozita duhet te marre pjese ne Kuvend dhe te dialogoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›