Manjani: Rama deshtoi tryezen e presidentit Topi
Pas tryezes Berisha-Rama, anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani, vleresoi dje se "pati shenja qe ne fillim se tryeza do te deshtonte". Ne nje prononcim te dhene per gazeten "Koha Jone", zyrtari socialist u shpreh se kerkesa e Partise Socialiste per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe hetimin e tyre nuk ofron zgjidhje per krizes. "Ceshtja e kutive eshte nje ceshtje qe e thellon krizen, nuk e zgjidh krizen. Pra insistimi ne hapjen e kutive eshte nje ceshtje qe e thellon krizen dhe kjo eshte ne interesin e Rames. Rama kerkon thellimin e krizes, nuk kerkon zgjidhjen e saj", theksoi Ylli Manjani. Sipas tij, "Edi Rama nuk u ul per te zgjidhur krizen ne tavolinen e Presidentit, se nuk kishte alternative". Duke iu referuar tryezes se djeshme ne Presidence, juristi socialist nenvizon se "kur kryetari i Partise Socialiste shkon ne tavoline me kerkese pa alternative, nuk i intereson te zgjidhe krizen". "Kryetarit te opozites nuk i interesojne as vizat, nuk i intereson as kriza ekonomike, nuk i intereson as keqqeverisja, nuk i intereson as varferia, por i intereson qe te thellohet kriza ne kete vend qe te shkoje ne zgjedhje, sido qe te jene keto zgjedhje, me krize", vleresoi qendrimin e kryesocialistit, anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Duke vleresuar bojkotin e grupit Parlamentar Socialist si te gabuar, Manjani e konsideroi absurde qe nje grup qe nuk jane deputete te vendosin per perjashtimin e tyre nga institucionet. "Partine Socialiste nuk e perjashtojne dot nga Parlamenti dhe nga te berit opozite nje grup lideresh politike, qe asnjeri nuk eshte deputet, si kryetari i socialisteve Edi Rama, kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi, kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo, kryetari i G99 Erion Veliaj, kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka dhe kryetari i Partise per Ligj e Drejtesi Spartak Ngjela, nje grup qe nuk jane deputete", kritikoi qendrimin zyrtari lart socialist. Sipas tij, "nje grup jo-deputete nuk mund te perzene Partine Socialiste nga institucionet, 64 deputete qe kane mandat nga populli, kjo eshte absurde". I pyetur se si e shikon situaten ne vijim per politiken shqiptare dhe procesin e zgjidhjes se krizes aktuale ne Shqiperi, juristi i selise roze thote se kriza do te thellohet, si rrjedhoje e kthimit te partise me te madhe ne opozite ne nje organizate jo-qeveritare. "Kriza do te thellohet per mungese alternative qeverisese, meqenese opozita nuk eshte alternative dhe ky grup jo-deputetesh nuk jane alternative ne kete vend", perfundoi prononcimin e tij, Ylli Manjani.