Rama: 3 ligjet i votuam pa alibi. Koalicioni ynë merr 80 deputetë. Ngjela? Do jetë në qeveri
TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot gjate nje bashkebisedimi me gazetaret se largimi i 3 gjeneralëve nga detyra pa motivacionin e duhur përbën korrupsion. Rama akuzoi presidentin për këtë dekret, ndërsa ministrinë e Mbrojtjes e cilësoi si cerdhe të korrupsionit.
“Ishte brutal largimi i 3 gjeneralëve nga detyra. Janë përmbysur të gjitha arsyet se pse egziston Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, merren me shembuj absurdë, kush do të vijë dhe kush do të ikë dhe deri me shpenzime nga më të papërfillshmet që kontrollohen për shkaqe të korrupsionit. Pa llogaritur këtu faktin se pas hyrjes në NATO nuk ka pasur asnjë riapdetim në funksione të reja.
Ministria e Mbrojtjes u katandis në një cerdhe ku vlon korrupsioni ku grabiten pronat që pronat e popullit shqiptar katandisen në duart e ushtrisë dhe deri ryshfetet për të çuar ushtarë me misionet tona në frontet e luftës kundër terrorizmit e të keqes globale etj. Unë shpreh sot solidaritet ndaj 3 gjeneralëve të liruar brutalisht nga një president që fatkeqësisisht nuk është as noter por kadet i kryeministrit dhe të nënvizoj domosdoshmërinë që të gjithë njerëzit përveç problemeve të rënda ekziston dhe ky problem shumë i ëndë i degradimit dhe katandisje së kupolës së ministrisë së Mbrojtjes në një cerdhe korrupsioni ashtu sic është katandisur kupola e ministrisë së Brendshme”.
Ngjela
“Avokat Ngjela do të jetë pjesë e administrimit të fitores”.
Kështu tha sot kreu i socialistëve, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit që zhvilloi sot paradite me gazetarët, duke iu përgjigjur interesit të saj, pas deklaratës më të fundit të dhënë nga Ngjela, publikuar sot në gazetën “Panorama”.
Sipas Ramës me Ngjelën ekziston një marrëveshje shumë të thjeshtë. “Kemi një marrëveshje shumë të thjeshtë e të qartë me avokat Ngjelën, që për gjithë kontributet e tij në fushatën e tanishme dhe gjatë gjithë kohës në opozitë dhe gjithë ç’ka ai mund të vazhdojë të japë për këtë koalicion do të jetë pjesë e administrimit të fitores dhe pjesë e ekzekutivit”- tha Rama.
3 Ligjet
Kryetari i Partisë Socialiste konsideroi sot se 3 ligjet nuk kanë qenë kurrë kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Rama mohoi të ketë pasur alibi mbi cështjen e 3 ligjeve.
“Unë nuk e mendoj këtë që 3 ligjet kanë qenë kusht. E mendojnë ata që besojnë broçkullat e Saliut. Që këshilli i Ministrave të BE ka qenë shumë i qartë për 3 ligjet. Nuk kam besuar se kanë qenë celësi për integrimit e marrjn e e statusit. Di të lexoj shumë mirë nga e bardha tek e zeza dhe tek Shqipëria që këto 3 ligje nuk kanë fuqinë magjike për marrjen e statusit. Nuk ka pasur alibi, ne e kemi bërë të qartë se për çfarë arsye nuk i kemi votuar këto 3 ligje. Sot kur mbeten pak ditë për të materializuar rotacionin dhe çështja e Fierit është e zgjidhur dhe përpara nesh është vendosur një parametër i ri kur këto drafte hyjnë në fuqi kur në të qeverisim vendin, ndaj i kemi votuar me kënaqësinë më të madhe. 3 ligjet nuk kanë lidhje me integrimin. Alibia është e Saliut jo e jona dhe një alibi tjetër do bjere në 23 qershor, njerëzit do jenë edhe më të qartë se përse duhet ta ndëshkojnë këtë pushtet të kalbur nga korrupsioni”.
Kandidatët e pavarur
Kreu i PS, i pyetur rreth largimeve nga PS të disa emrave dhe kandidimi i tyre i pavarur, bëri apelin se vota për ta është votë për PD.
“Të pavarurit janë në funksion të Saliut, me apo pa vetëdije se me apo çdo votë që buron nga kundërshtia për qeverinë dhe që nuk shkon në koalicionin tonë është një votë e shkuar dëm që përfiton pushteti dhe jo qeveria. Kandidimi i të gjithëve, nuk hyj në emra, cdo votë jashtë koalicionit është votë e çuar dëm”.
vijonn