Rama: 67% e Tiranës ka furnizim me ujë 24 orë, pjesa tjetër 17 orë

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Në shkallë vendi furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm është përmirësuar tërësisht si në zonat urbane dhe ato rurale.
Në një komunikim live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama theksoi se investimet në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve kanë përmirësuar cilësinë dhe sasinë e furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë vendin.
“E di sa ujë kishte Shqipëria në 2013?. Katër zona furnizoheshin me ujë në Shqipëri në 2013 dhe sot janë 43 zona urbane që kanë 24 orë ujë dhe 98 zona rurale që kanë 24 orë ujë të pijshëm. Vazhdon puna për furnizimin me ujë”, tha Rama
Kryeministri vuri në duke se përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë ka shënuar Tirana.
“Tirana s’ka ujë! Tirana s’ka ujë! Po si nuk i’u vjen zor atyre që e thonë këtë gjë?! 67% e Tiranës ka furnizim me ujë 24 orë dhe pjesë tjetër ka 17 orë ujë mesatare. Por që të jeni të qartë se unë kam qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, kam lindur në Tiranë, në Tiranë nuk ka pasur kurrë 24 orë ujë në të gjithë territorin që përfshin fshatrat. Nuk ka pasur Shqipëria 24 orë ujë në kohën e komunizmit nëpër fshatra. Ka pasur vetëm në disa zona. Po pse flasim për ujë ne akoma, sepse vijmë nga një prapambetje shumë e thellë e mëparshme deri kur erdhëm ne dhe morëm detyrën. Sepse lavdi zotit është pasqyra e BE dhe kushdo e shikon ku jemi ne atje, sot dhe dje”, deklaroi Rama. /j.p/