E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: 8 maji do riktheje shpresen Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi dje nga qyteti i Pukes se me ardhjen e PS-se ne pushtet nuk do te kete me varferi, korrupsion dhe dhune. Ne turin "Fajin e ka Saliu", nga qyteti i Pukes, Rama u shpreh se opozita do t'i ktheje ketij vendi shpresen. "Zgjedhjet e 8 majit do t'i japin Shqiperise te ardhmen dhe do t'i kthejne ketij vendi shpresen", tha dje kreu i PS-se. Nga ana tjeter Rama eshte ndalur ne situaten ekonomike ne vend, ku ka theksuar se korrupsioni dhe grabitja e pronave publike duhet te marrin fund me zgjedhjet vendore. Sipas tij PS eshte e vetmja rruge per te dale nga varferia, papunesia dhe nga burgu i padrejtesise. "Ne jemi ketu te gjithe se bashku sot ne Puke dhe ne gjithe Shqiperine me shume se asnjehere. Sepse me shume se asnjehere Partia Socialiste e Shqiperise eshte e vetmja rruge per te dale nga varferia, per te dale nga papunesia, per te dale nga burgu i padrejtesise, ku mbahen mbyllur sot shqiptaret me pahirin e nje qeverie qe ka vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine dhe qe vrau per te vazhduar te vjedhe", tha dje Rama gjate takimit me socialistet e qytetit te Pukes. Kreu i PS-se ka theksuar ne fjalen e tij se, projekti qeverises se opozites do te mendoje per qytetaret dhe nuk do te lejoje qe ata te dhunohen. Madje kreu i PS-se ka deklaruar se qytetaret nuk do ndalohen te besojne ne fene qe duan. Nje deklarate qe me shume se sa perplasja politike, lidhet me regjistrimin e popullsise. "Kurre me grabitje. Kurre me vrasje. Kurre me nenshtrim dhe poshterim per njerezit e zakonshem te ketij vendi te cilet jane nen lirine dhe te drejten e tyre te besojne ne fene qe duan. Te besojne ne partine qe duan. Te besojne ne shoqerine qe duan dhe askush nuk ka te drejte t'i dhunoje, t'i flake ne rruge, t'i lere pa pune, t'i lere pa shprese vetem e vetem se nuk besojne ate cka besojne ata qe ulen ne tryezen e qeverise", tha dje kryesocialisti Edi Rama. Kreu i PS-se eshte ndalur dhe ceshtjen e kontrabandes se naftes. Rama u shpreh se ky eshte nje skandal qe nuk vjedh vetem pasurine kombetare, por edhe demton shendetin e shqiptareve.

"Skandali i naftes dhe veprimtaria kriminale e kesaj bande perbejne nje kulm te padrejtesise. Dhe cka eshte edhe me rreqethese eshte se sot prapa hekurave eshte banda qe e realizonte kontrabanden, nderkohe qe ne tryezen e qeverise jane ata te cilet i hapin rrugen kontrabandes dhe te cilet lejonin per perfitimet e tyre te drejtperdrejta dhe marramendese ne para, qe qytetareve te ketij vendi t'u shitej per nafte nje produkt i cili shkaterron makinen, shkaterron ajrin, shkaterron mushkerite e te gjithe qytetareve qe e thithin ate ajer", tha Rama. Kreu i PS-se shtoi se kjo eshte pasoje e vjedhjes se votave ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. "E pra ky eshte regjimi i kusarise dhe i matrapazllekut. Ky eshte regjimi i krijuar per te vjedhur, i cili vodhi votat qe te vazhdoje te vjedhe Shqiperine dhe ne 21 janar vrau per te vazhduar te vjedhe permes kontrabandes, permes korrupsionit, permes grabitjes se pasurive te perbashketa te te gjithe shqiptareve", tha dje Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›