E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga, Basha: Kamera ne cdo shkolle te Tiranes Klodiana Kotorri

Shperndarja e droges ne Tirane kryesisht ne shkolla, ka detyruar ministrine e Brendshme te hartoje planin per vendosjen e kamerave ne cdo shkolle. Lajmi eshte bere i ditur nga ministri i Brendshem, Lulzim Basha gjate takimit vjetor per luften kunder kultivimit te bimeve narkotike. "2011-a duhet te jete viti i tolerances zero, per ata qe iu shperndajne kete helm femijeve tane. Ne vecanti per qytetin e Tiranes, si qyteti me numrin me te madh te shkollave, potencialisht me tregun me te madh per perdorimin dhe shperndarjen e droges, vemendja e policise duhet te jete absolute dhe ne vecanti per kete qytet, pasi syve dhe vesheve te tyre ne ndihme u vjen sistemi me i sofistikuar i vezhgimit pamor 24 oresh. Nuk do te kete kamera ne cdo cep te Tiranes, nuk do te kete kamera ne te gjithe Tiranen, por do te kete kamera ne cdo shkolle te Tiranes", deklaroi Basha i cili shtoi se vitit 2011 duhet te shenoje nje intensifikim te plote te luftes kunder shperndaresve te droges. "2011-a duhet te jete viti i tolerances zero, per ata qe u shperndajne kete helm femijeve tane. Plani i masave duhet te perfshije pra nje komponent robust per sa i perket policise se rendit, Patrulles se Pergjithshme, ne qytetet tona me qellim survejimin konstant, identifikimin dhe goditjen e cdo shperndaresi te droges ne qytetet tona, ne vecanti institucionet arsimore",-tha Basha. Me tej ne fjalen e tij Basha kerkoi nga Patrulla e Pergjithshme qe te jete prane shkollave e gjimnazeve per te evidentuar shperndaresit e droges. Por perpos survejimit te shkollave nga ana e policise Basha deklaroi se syve dhe vesheve te uniformave blu do t'u shtohen edhe kamerat te cilat do te instalohen ne cdo shkolle ne kryeqytet. "Cdo shkolle e Tiranes do te survejohet me kamera dhe ne kete qytet sikunder ne cdo qender tjeter urbane te vendit, analiza e vitit qe vjen, jam i bindur, do te tregoje goditjen me sukses te shperndaresve te droges si risia e suksesit te metejshem te Shqiperise ne lufte kunder ketij fenomeni",-tha Basha. Me tej ministri citoi dhe raportin e KE per vitin 2010 sipas se cilit Shqiperia arriti rezultate shume pozitive ne luften e saj konstante kunder krimeve te drogave dhe biznesit nderkombetar te drogave. "2010 ishte viti i zhvillimeve dhe venies ne jete te Strategjise se re Kombetare ne perputhje te plote me standardet e perbashketa te BE-se te paracaktuara ne periudhen 2009-2011",-tha Basha.

Analiza e vitit 2010:

U evidentuan 711 vepra penale krahasuar me 647 ne vitin pararendes

U arrestuar 683 autore krahasuar me 441 autore ne vitin paraardhes

U finalizuan 48 operacione te suksesshme me perdorimin e teknikave speciale hetimore, krahasuar me 33 ne vitin paraardhes

U goditen 47 grupe kriminale te trafikut dhe shperndarjes se droges me 223 persona, krahasuar me 32 grupe dhe 132 persona ne vitin paraardhes

U kryen 34 operacione nderkombetare me 62 persona te arrestuar, krahasuar me 12 operacione dhe 18 te arrestuar ne vitin paraardhes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›