E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Per ata qe prishin zgjedhjet, ndeshkim me vote Rozeta Rapushi

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, keshillojne qe te mos kete ndryshime para zgjedhjeve lokale te 8 majit. Si dhe bejne thirrje qe te mos kete pengesa pasi ata qe do tentojne qe zgjedhjet te mos shkojne mire do te ndeshkohen me vote. "Nese qellimi i ndonje personi eshte qe zgjedhjet te mos shkojne mire, atehere votuesit shqiptare do te kunderpergjigjen me vote, pasi jane ata qe zgjedhin institucionet qe i qeverisin",-tha dje ambasadori i SHBA-ve, Aleksander Arvizu, duke theksuar edhe faktin se nuk duhet te kete ndryshime ne ligje. Qofshin keto ne Kodin Zgjedhor apo ndryshim e rikompozim institucionesh, pasi koha e mbetur deri ne zgjedhje eshte shume e shkurter. Si per t'i kthyer nje pergjigje kerkesave te bera se fundmi, ne formen e kushteve nga ana e Partise Socialiste, per rikompozim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, apo ndryshim te ligjeve, ambasadori i SHBA-ve ne vendin tone, Aleksander Arvizu, tha dje se nuk ka me kohe per ndryshime te tilla. Per te gjithe ata qe kundershtojne veprimtarine e tij dhe kerkojne rikompozim te KQZ-se, Arvizu thekson se partite politike nuk duhet te kujtohen per zhvillime te tilla ne prag te zgjedhjeve. "Mesa di une, fushata elektorale fillon me 8 prill, nje muaj perpara dites se votimeve. Mendoj se ne kete pike nuk ka kohe per ta rishikuar apo rishkruar Kodin Zgjedhor. Eshte shume vone per ta bere kete",-tha Arvizu nga qyteti i Lushnjes ku ndodhej per nje vizite, duke u kujtuar te pranishmeve ne kete takim, se data e zgjedhjeve po afron. Ai beri thirrje qe ne kete kohe qe ka mbetur deri ne zgjedhje, duke qene se edhe fushata nis me 8 prill, eshte e rendesishme qe te gjitha palet, te respektojne ligjin kushtetues me qellim qe keto zgjedhje te jene me te mirat te zhvilluara ndonjehere ne Shqiperi. Si dhe mbeshteti Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, ne punen qe po zhvillon per pergatitjen e procesit. "Komuniteti nderkombetar, eshte i shqetesuar per gjendjen aktuale dhe po punon ngushte me KQZ-ne. Se bashku me shefin e OSBE-se, ate te Bashkimit Evropian, do te takojne edhe Presidentin Topi, lidhur me kete ceshtje. Ajo cka eshte e rendesishme, eshte fakti se ne kete periudhe ka nevoje per debate televizive ndermjet kandidateve per qeverisjen vendore",-theksoi Arvizu. Ne Lushnje, ambasadori Arvizu u takua me kryebashkiakun Albert Sanxhaku. Ne shembullin amerikan, ai e nxiti zotin Sanxhaku qe ne respekt te qytetareve, te zhvilloje debat ne media me kundershtarin e tij ne zgjedhje, kerkese qe gjeti mbeshtetje. Ne nje takim me kryebashkiakun e Lushnjes, Albert Sanxhaku, ambasadori Arvizu i kerkoi ketij te fundit nje debat televiziv me rivalin e tij perpara zgjedhjeve te 8 majit. Nga ana e tij kryebashkiaku Sanxhaku theksoi se eshte bere nje pune e mire ne pergatitjen e listave zgjedhore ndersa theksoi se shqetesimi i vetem eshte informimi i emigranteve ku ne Lushnje numerohen 8000 te tille. Ne procesin zgjedhor, Ambasadori siguroi se nuk do te ndjeke procesin zgjedhor nga ekranet, por se do te kontaktoje direkt me bazen.

Keshilla

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per vendin tone, Aleksander Arvizu, keshilloi qe te mos behen ndryshime ne Kodin Zgjedhor apo KQZ, pasi eshte shume vone per gjera te tilla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›