Rama: AK, diversion për të çoroditur popullin, Spahiu: Kreu i PS luan lojën e Berishës
TIRANE - Një grup të larguarish nga Aleanca Kuq e Zi iu bashkuan sot Partisë Socialiste, me bindjen se vetëm përkrahja e opozitës do të sigurojë atë që kuqezinjtë kanë kërkuar gjithnjë, rotacionin politik.
Në një konferencë të përbashkët me kryetarin e PS-së në selinë rozë, përfaqësuesit e të larguarve nga Aleanca Kuq e Zi u shprehën kundër vendimit që AK të garojë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.
Sipas tyre, “Aleanca Kuq e Zi ka një lider që e ka monopolizuar drejtimin e partisë. Prova më madhe ka qenë dalja vetëm në zgjedhje. Angazhimi i kryetarit Spahiu për të dalë i vetëm në zgjedhje nuk është rrjedhojë e konsultave të gjera në parti. Ajo prezanton në masë të konsiderueshme pëlqimin e tij politik. Përkrahim opozitën shqiptare, sepse jemi koshientë që Shqipëria ka nevojë për rotacion politik. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim.”- deklaroi ish-sekretari i AK-së Dashamir Uruçi.
Nga ana e tij, kryetari i opozitës Edi Rama i siguroi të gjithë opozitarët dhe kuqezinjtë e zhgënjyer se dyert e PS-së dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane janë të hapura. Sipas Ramës, Aleanca Kuq e Zi u shndërrua në një forcë diversion për të çoroditur popullin opozitar.
“Zhvillova një takim me përfaqësinë e Aleancës Kuq e Zi, njerëzit që kanë marrë pjesë në formësimin e një partie që fatkeqësisht u shfaq së fundmi në rolin e një force diversion për të çoroditur popullin opozitar në funksion të pushtetit familjar e të korruptuar të kryeministrit dhe publikisht dua tu them atë që u thashë edhe miqësisht në bashkëbisedimin tonë se dyert e PS, e aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe çdo partie brenda aleancës janë të hapura për të gjithë kuqezinjtë idealistë, opozitarë, që janë investuar në këtë projekt me çiltërsinë e qytetarëve të lodhur nga politika, të zhgënjyer nga tranzicioni, të paintegruar në forcat politike aktuale, në mënyrë që e gjithë ajo energji patriotike e gjeneruar nga ide për një Shqipëri më të mirë, e derdhur në dy vite për të sjellë ndryshimin të mos shkojë dëm, por përkundrazi të kanalizohet përmes koalicionit të madh të opozitës dhe PS-së, duke qenë të gjithë të bindur se PS në programin e vet, rrugën dhe bindjet e veta, përfaqëson interesat kombëtare, aspiratat e kombit shqiptar.”- u shpreh kryesocialisti.
Sipas Ramës, “PS është shtëpia që mikpret çdo opozitar, çdo grupim, çdo qytetar, që dëshiron të njëjtën gjë që ne të gjithë dëshirojmë, një Shqipëri europiane.”
SPAHIU: RAMA LUAN LOJEN E BERISHES, I PASHPRESE PER TE ARDHUR NE PUSHTET
Lideri i Aleancës Kuq e Zi akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama se “po luan lojën e kryeministrit Berisha me parimin ‘përça e sundo’”. Sipas Spahiut, Rama mbledh kuqezinjtë e pakënaqur, ndërsa tre deputetët e tij mbajnë kryeministrin Berisha në pushtet.
“Me parimin ‘përça e sundo’ Edi Rama po luan shumë mirë lojën e të ndjerit Berisha. Ka marrë përsipër të mbledhë pesë vota kuqezi apo 200 vota socialistësh të integruar. Ai duhet t’i japi shpjegim të gjithë shqiptarëve pse bën sikur kujdeset për kuqezinjtë dhe për ti marrë ata në rilindjen e kufomave dhe nuk bën kujdes për deputetët socialist në grupin e tij parlamentar, ku tre deputetë socialistë po mbajnë në këmbë qeverinë e të ndjerit Berisha. Sot I ndjeri Berisha do kishte vdekur politikisht së bashku me qeverisjen e tij nëse deputetët socialistë nuk do të ishin pjesë e koalicionit të tradhtarëve. Megjithë sondazhin e sponsorizuar prej tij, Edi Rama ka humbur qetësinë sepse ende pas tetë vitesh në opozitë, ai është në minorancë dhe partia e tij del e dyta. Me gjithë sondazhin e sponsorizuar prej tij ai është i pa shpresë për të ardhur në pushtet dhe kjo është një fatkeqësi për kombin, kjo është një fatkeqësi për popullin shqiptar.”- deklaroi Spahiu.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Ja çfarë negociova me Spahiun, kërkoi arrestimin e Berishës e 4 femra në listën e PS