OSBE/ODIHR rinovojnë bashkëpunimin për zgjedhjet në Shqipëri: Do flasim me një zë
TIRANË- OSBE dhe ODIHR do të flasin me një zë për zgjedhjet e qershorit në Shqipëri. Lajmi raportohet nga agjencia BalkanInsight, sipas së cilës një marrëveshje e rinovuar së fundmi do të testojë aftësinë e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR për të punuar së bashku në monitorimin e zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Do të ketë bashkëpunim mes dy institucioneve. Asambleja parlamentare ka njoftuar së fundmi se do të riaktivizojë marrëveshjen e bashkëpunimit që dy misionet të punojnë së bashku. Pra do të flasim me një zë në këtë drejtim”-ka thënë Thomas Rymer, zëdhënës i ODIHR. Pavarësisht se vëzhguesit afatgjatë të ODIHR zakonisht kanë ardhur në Shqipëri shumë më përpara në zgjedhjet e kaluara, Rymer konfirmoi se misionit do të mbërrijë në Tiranë 6 deri në 8 javë përpara ditës së votimit. “Nuk ka të bëjë aspak me politikën por është kryesisht çështje logjistike”-tha ai. Edhe pse ODIHR është institucioni kryesor i vetë OSBE-së, deklaratat përfundimtare kanë qenë shpesh burim mosmarrëveshjesh mes Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe misionin ODIHR.
BalkanInsight kujton se pas zgjedhjeve të 2009-ës, kryeministri Berisha kundërshtoi lidershipin e kreut të vëzhguesve të ODIHR Audrey Glover. Nga ana tjetër presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Wolfgang Grossruck që kryesoi misionin në zgjedhjet e 2009-ës në Shqipëri u kritikua nga opozita socialiste si I njëanshëm në favor të qeverisë. Mosmarrëveshjet mes dy institucioneve u thelluan më tej në 2010-ën kur Grossruck, atëherë zëvendës president i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Glover debatuan publikisht gjatë zgjedhjeve në Azerbaijan, ku raporti paraprak I zgjedhjeve u bë burim mosmarrëveshjesh mes dy institucioneve. Grossruck e pati quajtur Glover të njëanshëm kundër qeverisë së Ilham Aliyev, çka nxori në pah problemet mes Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe misionit ODIHR. Shqipëria ka një histori të gjatë zgjedhjesh të kundërshtuara, ku të fundit në vitin 2009 shkaktuan një krizë politike mes qeverisë demokrate dhe opozitës socialiste.
Por ndërkohë zgjedhjet e 23 qershorit konsiderohen si testi më i fundit për elitën politike në Tiranë nga BE në mënyrë që vendi të avancojë në rrugën e integrimit. Në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve, ODIHR bashkëpunon me një numër organizmash ndërkombëtare në rajonin ku shtrihet OSBE. ODIHR dhe AP e OSBE-së gëzojnë një formë specifike të bashkëpunimit në zonën e vëzhgimit elektoral bazuar në Marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1997 mes dy institucioneve, marrëveshje e cila është rinovuar në 22 prill.
(m.a/news24/BalkanWeb)