E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla padi ndaj Pollos, reagon ministri: Dëmshpërblimin do t'ia dhuroj Kryqit të Kuq

TIRANE- Deputeti socialist Taulant Balla depoziton një padi të re në prokurori kundër ministrit të Inovacionit Genc Pollo ku e akuzon atë për abuzime në tenderin për ngritjen e rrjeteve dixhitale tokësore. Balla akuzon Pollon për shkelje të barazisë në tender dhe abuzim.

Pak ditë më parë gjykata Tiranë ka shpallur fajtor deputetin e PS Taulant Balla duke e dënuar me 30 mijë lekë gjobë pas akuzave në Kuvendin e Shqipërisë në tetor të 2011, ku Pollo akuzohej për korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzime me tendera. Pas shpalljes së vendimit ministri Pollo u shpreh i kënaqur në lidhje me vendimin edhe pse sic shprehet ai, “dëmshpërblimi i caktuar nga gjykata ishte i ulët dhe prandaj jo dekurajues për shpifës të tjerë si Balla pasi ajo sasi parash do t’i kalojë Kryqit të Kuq Shqiptar". 

Për vendimin ka reaguar edhe deputeti socialist, duke e cilësuar këtë një vendim politik të gatuar sic shprehet Balla, në aneksin e kuzhinës së Sali Berishës kundër opozitës.

Pollo: Dëmshpërblimin e gjykatës do ja dhuroj Kryqit të Kuq
Ministri Genc Pollo reagoi ndaj padisë së deputetit socialist, duke theksuar se në rast se dëmshpërblehet nga gjykata, do t’i dhurojë sërish paratë për bamirësi.

“Taulant Balla, sa herë që kalon nga Prokuroria hedh një shuk me letra dhe përmend emrin tim. A vepron për hesap të Edi Ramës, apo për hesap të biznesit të kunatit, apo të të dyve bashkë, pak më intereson se çfarë bën ky gojëpalarë. Mbetem i vendosur që nëse sërish gjykata e urdhëron Ballën të më dëmshpërblejë, paratë do t’ia dhuroj Kryqit të Kuq Shqiptar.”- deklaroi ministri Pollo. 

(m.a/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›