Rama: Amnistia fiskale dështoi sepse u bë për bizneset e pushtetit
Kryetari i opozitës Edi Rama cilëson vendimin e mazhorancës qeverisëse për faljen e borxheve ka dështuar. Rama shprehet se amnistia fiskale ka dështuar për shkak se ajo nuk u realizua për biznesmenët shqiptarë por vetëm për një kategori të caktuar që sipas tij janë të lidhur me pushtetin.
Lideri i PS-së thekson se programi i PS-së garanton sipërmarrjen duke respektuar konkurrencën. Amnistia fiskale dështoi sepse nuk u bë për biznesin shqiptar, po për bizneset e pushtetit. Vetëm programi ynë e garanton sipërmarrjen, shkruan Rama në Twitter.
Në programin e PS-ë për këtë pikë thuhet se do të ofrojë liri të garantuar për çdo sipërmarrje dhe sukses i bazuar mbi konkurrencën jo mbi borxhet. Qëndrimi i kreu të PS-së vjen tetë muaj pas miratimit të ligjit në Kuvend.