E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Bisedime me serbët e veriut të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim për mediat serbe, është shprehur i gatshëm që të ulet në bisedime me serbët e veriut të Kosovës.

Thaçi ka ripërsëritur se ai dhe qeveria që drejton nuk janë në konflikt me qytetarët në veri të Kosovës, ndërsa shprehu gatishmërinë për bisedime dhe për zgjidhje të situatës.

Atje duhet të krijojmë hapësirë për lëvizje të lirë, sundim të ligjit dhe të demokracisë dhe pastaj unë do të  jem në gjendje të investoj në atë pjesë të Kosovës, është shprehur ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›