Shperbehet Internacionalja Socialiste, mbeten Rama dhe sllavet
Tronditet e majta boterore, pasi partite kryesore te vendeve perendimore, kane vendosur te braktisin Internacionalen Socialiste, grupimi me i madh ne bote i te majteve ku ben pjese edhe Partia Socialiste e Shqiperise.
Mediat evropiane i kane kushtuar rendesi te vecante raportimit mbi shperberjen e Internacionales, duke rreshtuar tituj si “”Internacionalja Socialiste mori fund, nje lajm i mire”, etj. Behet e ditur se socialdemokratet gjermane, (SPD) demokratet e majte italiane, (PSI) te majtet franceze (PS) dhe laburistet britanike, (The Labour Party) kane braktisur Internacionalen Socialiste, duke shpallur se themelojne Aleancen e Socialisteve Progresiste. Argumenti i tyre ishte se ata nuk mund te qendrojne ne nje organizate-fosile te shekullit te 19-te, ne te cilen ka ende diktatore te Afrikes dhe Azise.
Ne kete menyre, ne IS mbeten vetem nje numer i vogel partish te vendeve te rendesishme, duke bere qe te dominojne te majtet e vendeve te vogla te botes, perfshire dhe ato sllave dhe rajonit ballkanik.
Ne Internacionale kane mbetur tani Tadic i Serbise, Stanishev, Papandreu dhe mes tyre edhe Partia Socialiste e udhehequr nga kreu Edi Rama, njekohesisht nenkryetari i 36-te i Internacionales Socialiste.
Iken IS, arsyet
Internacionala Socialiste po shkrihet dhe ne vend te saj po lind, edhe formalisht Aleanca e Progresisteve, qe formohet nga 50 parti “progresiste, demokratike, social-demokrate, socialiste dhe laburiste, si nje iniciative e SPD gjermane dhe me hyrjen ne kete formacion nderkombetar te Partise Socialiste franceze dhe te Partise Demokratike italiane”, raporton “Europa Quotidiano”, gazeta zyrtare e majtes italiane, PD, e cila titullon shkrimin, “Internacionalja Socialiste u mbyll, ky eshte nje lajm i mire”. Gazeta u referohet edhe shkrimeve te prestigjiozes franceze “Le Monde” dhe asaj gjermane Frankfurter Rundschau”.
Vendimtar mendohet se ka qene fakti qe SPD-ja, socialdemokratet gjermane, jane terhequr nga anetaresia ne Internacionalen Socialiste. Sekretari i SPD-se Sigmar Gabriel, ne vigjilje te manifestimit te madh qe po pergatitet te mbahet ne qytetin Lajpcig te Gjermanise per te festuar 150 vjetorin e kesaj partie, tha se kjo parti ka vendosur daljen nga IS dhe kane vendosur te jene thjeshte vezhgues. Gjermanet ishin edhe financuesit me te medhenj te Internacionales. Por ata kane konstatuar se kjo organizate nuk eshte e pershtatshme me kohen dhe kerkesat bashkekohore te globalizmit. Sipas socialisteve gjermane nuk duhet me nje strukture e ankoruar ne shekullin e kaluar dhe qe i perket nje ideologjie te tejkaluar. SPD kritikon edhe faktin se IS ka brenda personazhe te papranueshme si Daniel Ortega, apo kreu i “perjetshem” i Shtetit e Angoles Jose Edoardo dos Santos, partia e Hosni Mubarakut, ose partia e Bregut te Fildishte e Laurent Gbagbo-s, i cili duhet te pergjigjet per krimet ndaj njerezimit perpara Gjykates Nderkombetare Penale. Ndaj gjermanet e SPD-se shprehen te vendosur qe te shkojne ne zgjedhjet e vjeshtes kunder kryeministres Anxhela Merkel, me nje figure te paster, jashte ideologjive dhe bashkekohore.
Nga ana tjeter, socialistet italiane te PD po ashtu kane shpallur daljen nga IS dhe aderimin ne organizaten e re. Te njejtin vendim kane marre edhe socialistet holandeze te PvdA, socialdemokratet norvegjeze, laburistet australiane, demokratet kanadeze, etj. Dalja nga IS eshte pohuar edhe nga e majta franceze kurse ajo angleze e kishte shpallur kete vendim. Ne shkurt Partia Laburiste angleze doli nga anetaresia e Internacionales Socialiste, duke u pozicionuar si “vezhgues” dhe jo me si “anetare”. Sipas laburisteve angleze dizavantazhet ne kete organizate nderkombetare jane me te medha sesa avantazhet. Sipas tyre kuota e anetaresise vjetore ishte shume e majme dhe po behej shume e shtrenjte ne kohe krize.
Perpjekja per reformim
Partite qe jane larguar nga Internacionalja Socialiste bene nje tentative per te reformuar organizaten duke kandiduar per Sekretar te Pergjithshem ne kongresin e bere ne Cape Toen te Afrikes Jugut, suedezen Mona Sahlin. Por doli te ishte nje deshtim sepse sekretari Luis Ajala, mbeshtetej nga te gjitha partite socialiste te Amerikes Latine dhe te Afrikes, si dhe tre Partite Socialiste simotra te Shqiperise, Serbise, Bullgarise dhe Greqise. Lobimi i grupit te Papandreut, Stanishevit, Tadicit dhe Rames ka detyruar reformistet e majte te mbajne nje distance.