E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi: Whitney Houston u gjet e vdekur brenda në vaskë

TIRANE-Sipas rrjetit amerikan TMZ, në dhomën ku qëndronte ylli amerikan i muzikës Whitney Houston në hotelin luksoz ‘Hilton’ të Beverli Hills nuk u gjet drogë dhe alkool, por disa ilace ishin prane shtratit të saj.

Sipas burimeve të TMZ, dyshohet se ajo të jetë gjetur e vdekur në vaskë, ndoshta e mbytur pas marrjes së qetësuesve. Ndërkohe qindra fansa dhe gazetare u mblodhën sot pranë hotelit ‘Hilton’ pas lajmit për vdekjen e këngëtares se madhe. Houston pritej të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes se cmimeve ‘Grammy’ që mbahet sonte në Los Anxhelos.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›