Argjentina mund Brazilin pas pese vitesh vuajtje
Goli i shenuar nga Lionel Mesi ne sekondat e fundit te ndeshjes i dha fitoren Argjentines ne perballjen e luksit me Brazilin. Futbollisti me i mire i planetit per vitin 2009 shenoi ne sekondat e fundit te takimit duke i dhene fitoren e pare teknikut Serxhio Batista kunder rivaleve historike te Brazilit. Tekniku argjentinas e filloi ndeshjen me modulin 4-2-3-1 ku ne frontin e pare aktivizoi Higuainin i mbeshtetur nga Mesi Pastore dhe Di Maria. Ne pjesen e dyte Higuain u zevendesua nga Laveci ndersa Pastore nga DAlesandro. Me te njejtin modul e nisi edhe tekniku brazilian Menezes i cili ne vijen e pare te sulmit aktivizoi nga minuta e pare 18-vjecarin Nejmar i mbeshtetur nga Ronaldinjo Robinjo dhe Elias. Ne pjesen e dyte Nejmar u zevendesua nga Andre ndersa Ronaldinjo nga Dagllas. Ky rezultat i regjistruar ne Doha te Katarit ishte historik per bardhekaltrit Argjetina nuk e mundte Brazilin qe nga 8 qershori i 2005-es qe nga ajo date perfaqesuesja pese here kampione Bote kishte marre kater fitore dhe nje barazim perballe rivaleve te perjetshem. Per sa i perket komisarit teknik te Brazilit Mano Menezez kjo ndeshje ishte e para e humbur nen drejtimin e verdhearteve.