Rama: Artan Hoxha i lidhur me ish-Sigurimin e Shtetit

Ajo çfarë u tha me gjysmë zëri nga deputetë, u konfirmua nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili tha për “Top Story”, se ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, nuk mund të ishin në institucione drejtuese.
Ai tha se brenda PD-së ka një betejë klanesh që nuk e lejuan kandidatin Hoxha që të kandidonte drejt postit të kreut të Shtetit, teksa shprehu keqardhjen për “këtë moment të jetës së z, Hoxha”.
“Pikërisht sepse ka një betejë klanesh, iu përdor një episod i jetës së tij për ta larguar nga kjo rrugë. Ndërkohë, jam i bindur se edhe pa këtë element nuk ishte kandidati i konsensusi, ishte kandidati i oborrit të pushtetit”, tha Rama. /Start/
2012-06-11 14:27