Serbia e ofenduar nga fqinjët, injorojnë Nikoliçin

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç
Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se, është befasuar dhe hidhëruar nga ideja, që në ceremoninë e emërimit të presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, nuk do të marrin pjesë presidentët e vendeve fqinje dhe ka vlerësuar se, ky është një ofendim për Serbinë.
Ky është një bojkotim i organizuar nga presidentët e vendeve fqinje për inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Serbisë, ky është një ofendim për Serbinë, dhe jo për Tomisllav Nikolliçin, ka thënë Daçiç, pas konsultimeve mbi formimin e qeverisë së re mes partisë së tij dhe Nikolliçit.
Liderët e Ballkanit, mes tyre, ai i Kroacisë, Bosnjës e Sllovenisë kanë hedhur poshtë ftesat për ceremoninë, për shkak të deklaratave të Nikolliçit në lidhje me masakrën në Srebrenicë, të cilën e ka mohuar të jetë gjenocid, si dhe pas deklaratës, se Vukovari i Kroacisë, është një qytet serb. /Bota Sot/
Përgatiti: E.L