E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Arvizu: Të gatshëm tu ndihmojmë për përmbushjen e reformave

Rama-ArvizuKryeministri Rama priti në një takim ambasadorin amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu. Në përfundim të takimit, Rama tha se siguroi ambasadorin amerikan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. I garantova ambasadorit Arvizu përkatësinë tonë të plotë ndaj parimeve dhe vlerave që SHBA mishërojnë. Besnikërinë tonë pa kushte ndaj SHBA si aleati ynë i madh strategjik dhe padyshim edhe ndjenjat e thella të miqësisë sonë për popullin amerikan, me të cilin ndjehemi pranë. Gjithashtu e garantova ambasadorin se vitet e këtij mandati do të jenë vitet e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me SHBA, deklaroi kryeministri Rama. Nga na e tij, ambasadori Arvizu tha se SHBA-të janë të gatshme për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e mëtejshme të reformave. Ishte kënaqësi dhe nder që pata mundësi ta përgëzoja dhe njëherë kryeministrin Edi Rama në emër te presidentit Obama për qeverinë e re. Zoti kryeministër e shprehu në mënyrë me elokuente afërsinë e marrëdhënieve tona dhe marrëdhënien tonë strategjike. I kam shprehur zotit Kryeministër mbështetjen tonë të plotë, për të asistuar administratën e tij me këtë axhendë. Pritjet janë shumë të larta. Ne jemi gati të gatshëm të japin ndihmën tonë në përmbushjen e reformave në interes të marrjes së statusit dhe të integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Mirënjohës gjithashtu për kontributin dhe ndarjen e pikëpamjeve siç është dhe çështja e Sirisë. Kemi besim të plotë që qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama do jetë faktor stabiliteti për paqen në rajon, u shpreh ambasadori Amerikan, Aleksandër Arvizu.

Kodheli-Arvizu, marrëveshje për kualifikimin e FA në SHBA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu firmosë dje marrëveshjen e cila e hap rrugë arsimimit dhe kualifikimit të Forcave të Armatosura shqiptare në SHBA. Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ambasadori Arvizu e cilësoi atë si një mundësi unike e cila po bëhet realitet për herë të parë. Firma e Ministres Kodheli do e lejojë gardën e Nju Jersyt dhe FA të realizojnë programin pilot. Ky kurs dhe program do jetë i pari i këtij lloji për shkollat dhe kadetët ushtarak. Është mundësi unike dhe bëhet për herë të parë. Është me vend që ky nder ti bëhet një aleati të madh sa Shqipëria, deklaroi ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu. Nga ana e saj ministrja Kodheli vlerësoi rëndësinë e shkollimit të ushtarakëve, teksa shprehu qëndrimin e qeverisë së re për bashkëpunimin të fortë me SHBA. Kjo është dita ime e tretë në këtë detyrë dhe jam e nderuar për marrëveshjen si dhe forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Në ndajmë të njëjtin pikëpamje që edukimi ushtarak është shumë i rëndësishëm për forcat e armatosura. Ministria e Mbrojtjes do bëjë më të mirën e saj për zbatimin e programit nga FA. Zoti ambasador ju falënderoj dhe ne emër të qeverisë për mbështetjen dhe ju siguroj vijimësinë e bashkëpunimit mes FA dhe SHBA, u shpreh ministrja Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›