E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet Kodi i Etikës, ja çfarë u ndalohet ministrave të Ramës

8624_10151673370536523_672357961_nKëshilli i Ministrave zbardhi dje Kodin e Etikës, vendimi për hartimin e të cilit u mor në mbledhjen e parë të qeverisë së re. Ku Kod ka në brendësi të tij 40 nene të cilat përcaktojnë, qëndrimet dhe sjelljet e ministrave të kabinetit. Në preambulën e tij thuhet se ky Kod Etik, është konceptuar si një mjet për të nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të qëndrimeve dhe sjelljeve drejt standardeve më të larta të drejtimit dhe ridimensionimin të çështjeve qeveritare. Në nenet e këtij Kodi përcaktohen qartë veprimet të cilat u ndalohen ministrave, pjesa më e madhe e të cilave janë përmendur shpesh gjatë kryeministrit Edi Rama në fushatën elektorale. Për hartimin e këtij kodi etike është marrë për bazë kodi etik i qeverisë britanike. Tirana Observer boton disa nga nenet më të rëndësishëm të kodit.

Neni 1

2. Parimi i besueshmërisë dhe solidarësisë. Anëtari i Këshillit të Ministrave duhet të respektojë vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të ofrojë mbështetjen e tij në publik për të gjitha vendimet e qeverisë, pavarësisht nëse ai ka marrë pjesë ose jo në mbledhje apo nëse ka votuar pro ose kundër këtij akti.

Neni 5

Shfaqja e mendimit, konfidencialiteti dhe solidariteti

1. Për çështje të rëndësishme, ku gjen zbatim parimi i besueshmërisë dhe solidarësisë, çdo anëtar i Këshillit të Ministrave ka të drejtë të shprehë lirisht mendimin dhe pikëpamjet e veta dhe të ushtrojë të drejtën e votës për projektet, objekt shqyrtimi.

2. Anëtari i Këshillit të Ministrave, pas marrjes së vendimit duhet të shmangë në publik çdo shprehje mospajtimi dhe të mbrojë ose të përkrahë vendimet e arritura, si dhe duhet të ruajë konfidencialitetin e mendimeve, vlerësimeve të debateve e të raportimeve, të shprehura në Këshillin e Ministrave dhe komitetet ndërministrore, si dhe nëpërmjet korrespondencës.

Neni 12

Veprimet e ndaluara

Anëtarit të Këshillit të Ministrave, në ushtrimin e veprimtarisë së tij, i ndalohet:

a.     të kërkojë apo të pranojë shpërblim apo premtim shpërblimi lidhur me vendime të marra gjatë ushtrimit të  funksionit;

b.     të fitojë ndonjë të drejtë apo të pranojë premtim për fitimin e saj, në rastet kur shkelet parimi i mosdiskriminimit;

c.      të keqpërdorë autorizimet/delegimet të cilat rrjedhin nga ushtrimi i funksionit të tij publik;

ç.  të kërkojë, të përvetësojë, të pranojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, dhurata, sende me vlerë apo shërbime, në kompensim të votës së tij në vendimmarrjen kolegjiale apo në vendimmarrjen e tij individuale;

d.     të ndikojë në vendimin e ndonjë zyrtari apo organi për arsye të përfitimit material personal, të familjarëve të tij apo të personave të lidhur me ta;

dh. të premtojë punësim apo ndonjë të drejtë tjetër, në këmbim për dhuratë apo premtim dhurate;

e.      të ndikojë në dhënien e pasurive apo të fondeve publike të tretëve, për interes personal;

ë. të shfrytëzojë për interes personal informacione të cilat ai i posedon për shkak të funksionit;

f.       të ndikojë në vendimmarrjen e organeve legjislative, gjyqësore apo ekzekutive, duke shfrytëzuar postin e tyre me qëllim të përfitimit personal, të familjarëve të tij apo të personave të lidhur me ta;

g.     të marrë vendime/të ndërmarrë veprime të cilat në ndonjë mënyrë do ti vijnë përshtat interesit të  tij personal, interesit të familjarëve të tij apo personave të lidhur me ta;

gj. të marrë vendime/të ndërmarrë veprime të cilat do të ndihmonin apo do të favorizonin interesin privat të ndonjë personi tjetër, në dëm të interesit publik.

Neni 15

Intervistat dhe fjalimet

1. Në mënyrë që të garantohet bashkërendimi i efektshëm i punës së kabinetit qeveritar, për përmbajtje dhe kohën e të gjitha prononcimeve madhore, fjalimeve, deklaratave për shtyp dhe nismave të reja duhet, për sa është e mundur, të merret pëlqimi i Zyrës së Komunikimit, pranë Këshillit të Ministrave.

2. Anëtari i Këshillit të Ministrave duhet të bëjë kujdes që deklaratat e tij të përputhen me programin dhe qëndrimet politike të qeverisë. Ai duhet të tregojë kujdes të veçantë gjatë trajtimit të tematikave, të cilat hyjnë te përgjegjësitë dhe kompetencat e ministrive të tjera. Në një rast të tillë, përpara se të prononcohet, ai duhet të informohet dhe të sqarojë çështjen me ministrin përkatës.

Neni 17

Pagesa për fjalimet dhe artikujt në media

Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk duhet të pranojë asnjë formë pagese për fjalimet, komentet ose artikujt e natyrës zyrtare apo që lidhen drejtpërdrejt me përgjegjësitë apo përvojën e tij si anëtar i qeverisë, të cilat botohen në media të ndryshme.

Neni 18

Librat autobiografikë

Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk duhet, që, ndërsa është në detyrë, të shkruajë dhe të botojë një libër për përvojën e tij ministrore apo të hyjë në çfarëdo marrëveshje për të botuar kujtimet e tij pas largimit nga pozicioni i tij ministror.

Neni 19

Aktet kundrejt medias

Anëtari i Këshillit të Ministrave ndalohet të ngrejë një padi civile dhe/ose të bëjë një kallëzim penal kundrejt një medieje të caktuar apo përfaqësuesit të saj pa marrë më përpara miratimin e Kryeministrit ose të Këshillit të Ministrave.

Neni 26

Kufizimet për anëtarin e Këshillit të Ministrave

Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk duhet:

a.     të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse, sindikata ose organizata profesionale dhe çdo organizatë tjetër, përjashtuar organizatat politike dhe shtetërore në rastet kur një pozicion i tillë diktohet për shkak të funksionit;

b.     të anëtarësohet apo të mbështetë organizata joqeveritare, objektivat e të cilave bien ndesh me politikat e qeverisë, duke krijuar kështu një konflikt interesi;

c.      të pranojë, si rregull, ftesa për të vepruar si përkrahës apo tu ofrojë mbështetje grupeve apo organizatave të varura, tërësisht a pjesërisht, nga fondet publike;

ç. të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, si dhe profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën a, të këtij neni, si dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;

d.     të zotërojë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj.

Dhuratat, favoret, premtimet dhe trajtimet preferenciale

1. Është e ndaluar që një anëtar i Këshillit të Ministrave të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen, për shkak të pozicionit të tij, nga një person, fizik ose juridik, privat.

2. Anëtari i Këshillit të Ministrave, që ka dyshime nëse është në kushtet e ndalimit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, duhet të kërkojë këshillën e Komisionit të Etikës dhe/ose ILDKPKI-së.

3. Dhuratat, që i jepen anëtarit të Këshillit të Ministrave, në ushtrim të funksionit të tij ministror,  kalojnë në pronësi të shtetit. Përjashtohen nga ky rregull dhuratat me karakter simbolik.

4. Anëtari i Këshillit të Ministrave mund të pranojë dhurata nga:

a) të afërmit dhe familjarët, përveç rasteve kur ato implikojnë një detyrim/obligim, qoftë edhe në dukje (prima facia);

b) vartësit dhe punonjësit e tjerë, për raste të veçanta dhe vetëm kur vler

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›