Rama Asnje sdo na ndale protestat bejne ndryshimin
Turi i Partise Socialiste ne baze ka shtyre edhe me lart tavanin e akuzave politike ndaj qeverise dhe Kryeministrit Sali Berisha. Qeveria eshte bere si organizate mafioze qe del duke share dhe shpifur tha dje ne takimin me strukturat e PS-se ne Lushnje kreu socialist Edi Rama. Ne vijim te deklarimeve te bera thuajse perdite dhe me mbeshtetjen e fakteve te reja qe kane dale se fundmi per sa i perket korrupsionit qeveritar selia roze po rishfaqet se fundmi si tribune ekskluzive e akuzave qe kane marre ngjyrime te reja ne fraze. Si nje faze parapergatitore per protestat e paralajmeruara zbritja ne baze po rindez klimen emocionale dhe politike duke e ridimensionuar fjalorin politik dhe duke e fokusuar vemendjen te zhvillimet aktuale. Rrenimi ekonomik i vendit eshte rezultat i grabitjes se votave dhe i keqqeverisjes. Votat qe u grabiten me 28 qershor ishin votat qe do te grabisnin Shqiperine. Protesta jane ndryshimi i rrjedhes se qeverisjes. 29 qershori e vonoi ardhjen e modelit te ri qeverises por realiteti aktual eshte fitorja e pashmangshme ne zgjedhjet e ardhshme tha Rama. Me nje lexim te percipte eshte e qarte se selia roze heton ne aktualitetin shqiptar premisen e fitores elektorale te vitit 2011 me te cilen shpreson edhe nje raund zgjedhjesh te parakohshme. Kriza morale qe qeveria vuan aktualisht perpara opinionit per shkak te reagimit te dobet ndaj akuzave per korrupsion si dhe rendimi i situates ekonomike po shihen si ushqyes kryesore ne mobilizimin e qytetareve dhe mandej ne edukimin politik qe protesta ne vetvete percjell. Ne kete pike deviza e turit te Edi Rames Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim deshmon si per aktualizimin e zgjedhjeve te parakohshme si pjese e axhendes politike ashtu edhe per nje perkufizim te gjere te aksionit te selise roze. I pare si moment teorik dhe vijim i kauzes se deritanishme te opozites levizja me kete orientim ka mjaft pika takimi ne terrenin social dhe ekonomik ne Shqiperi. Ne sot kemi 1 milion te papune te mjaftueshem per tu ngritur ne proteste dhe per te permbysur kete qeveri te korruptuar.Thone rriten pensionet 6 por harrojne qe nga ana tjeter rriten cmimet dhe kalojne 1000 leke te reja duke permbysur dhe tejkaluar kete rritje. I beni vet llogarite se sa rritje ekonomike kemi... Jane te gjitha keto mekanizma qe tregojne se shteti po shkon ne kalbezim tha Rama. Papunesia dhe pensionistet rritja e cmimeve dhe demagogjia deri ne mashtrim e qeverise jane berthama e propagandes opozitare e cila gjithsesi nuk ngrihet mbi elemente artificiale por i ben jehone realitetit. Akuza per nihilizem qe Kryeministri Sali Berisha ka adresuar me kete rast ndaj PS duket te mos kete efektin e duhur per sa kohe qe sukseset e munguara te opozites po kompensohen nga renia e alternatives qeverisese ne perseritje dhe monotoni. Edhe pse eshte ende e paqarte se cili do te jete destinacioni i kesaj levizjeje qe eshte ne fillimet e veta serish kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka siguruar se asgje nuk do ti ndale socialistet e vertete dhe se protestat jane ato qe do te sjellin ndryshimin.