Rama: Ata ishin 5 dhe Korça ishte kuqezi

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot takimin elektoral përmbyllës për qarkun e Korçës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi ku shfaqet me pesë artistë dhe instrumentistë korçarë, teksa e shoqëron me diçiturën “Ata ishin 5” dhe Korça ishte kuqezi”, duke iu referuar numrit 5 që mban Partia Socialiste në fletën e votimit.
Më herët në takimin përmbyllës me mbështetësit e PS-së në qarkun e Korçës, Rama theksoi rëndësinë e veçantë të zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa theksoi rëndësinë e kuptimit të rëndësisë e përmasës që ka vota këtë herë.
Sipas kreut të qeverisë, në 11 maj duhet një fuqi më e madhe vendimmarrëse, që të mos ulet koka në Bruksel si të pafuqishëm për të gjitha angazhimet që janë marrë në atë arenë.
“Ky flamur që ne sot e tundim me krenari në këtë shesh dhe që e kemi tundur gjithmonë me krenari, ka qenë në gjysmështizë jashtë kufijve të Shqipërisë, sepse nuk e respektonte askush. Ne e morëm këtë flamur dhe e kemi ngjitur në të gjitha shkallët ku Shqipëria është thirrur dhe e kemi vendosur me dinjitet dhe e kemi kthyer jo vetëm në flamurin e identitetit tonë kombëtar, por edhe në flamurin e identitetit tonë evropian”, tha Kryeministri.
/r.e/a.f/