E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Basha krihet dhe reciton per Kulicaj

Kryetari i Partise Socialiste ka sulmuar dje Ministrine e Brendshme per korrupsion qeverises


Nga Gramshi ne ndalesen e radhes se turit Largohu Shqiperia kerkon Transparence Drejtesi Zhvillim kryetari i Partise Socialiste ka deklaruar se ky pushtet i kalbur dhe i zhytur ne korrupsion mund te ndalet vecse me protesta me fuqine e popullit. Duke iu drejtuar bazes socialiste lideri i opozites theksoi se ky pushtet i pavotuar nuk ka me frike nga shqiptaret pasi mendon se do te vjedhe serish vota per te vazhduar i qete grabitjet e tij.


Ai tha e te gjithe shqiptaret po e shikojne se sesi ministrat me radhe jane te perfshire ne vepra korrupsioni shpeshhere te paperfytyrueshme dhe sesi burgjet jane kthyer ne aktivitete fitimprurese per drejtore qe denohen per korrupsion shfajesohen per sherbime ndaj pushtetit riemerohen per te vazhduar te bejne korrupsion dhe jo me me permasa te vogla por me permasa qe kercenojne sigurine e qytetareve duke iu dhene leje njerezve qe jane denuar nga gjykata e krimeve te renda dhe qe nuk kthehen me ne burg.


Dhe nderkohe as Ministri i Drejtesise as Ministri Brendshem nuk japin llogari. Ministri Brendshem krihet dhe del sikur reciton perpara pasqyres per te na treguar se policia e tij qenka e gjitha ne krye te detyres nderkohe qe as me shume e as me pak po zv.drejtori i Pergjithshem i Policise eshte i akuzuar drejtperdrejte nga nje minister i qeverise se Sali Berishes per organizimin dhe koordinimin e nje veprimtarie te tmerrshme kontrabande dhe korrupsioni - deklaroi Edi Rama.


Gjithashtu kreu i PS-se u ndal ne faktin se PS do te vazhdoje te beje transparence mbi cdo akt korruptiv te pushtetit dhe nuk do te ndalet pavaresisht gjithe llumit e baltes qe pushteti hedh cdo dite duke share e shpifur ne adrese te socialisteve. Sipas tij kjo ndodh vetem neper republika ku nuk ka demokraci funksionale po ku ka nje pushtet qe e sundon popullin e vet pikerisht sepse nuk e le te zgjedhe.


Per kete arsye ne duhet te rimarrim ne dore fatin e atdheut tone duke rimarre ne dore voten si nje te drejte qe ne nuk e negociojme dhe si nje liri qe ne nuk e shesim per asnje arsye dhe eshte nje arsye e mjaftueshme liria dhe e drejta per te votuar qe ne te jemi ne protesta te pandalshme deri sa ta largojme kete qeveri nga rruga e zhvillimit tone- tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›