Qeveria akordon fondin per Trebinjen
Zgjedhjet e pjesshme
Keshilli i Ministrave i akordoi dje nje shume prej 1 542 000 lekesh Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per pergatitjen e zgjedhjeve te pjesshme ne Komunen Trebinje te Korces. Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per financimin e zgjedhjeve te pjesshme per kryetar komune ne Komunen Trebinje Qarku Korce me 24 tetor 2010 ti jepet nje fond shtese prej 1 542 000 lekesh theksohet ne vendimin e djeshme te qeverise. Keshtu sipas ketij vendimi 542 000 leke nga ky fond do te perdoren per paga e sigurime dhe 1 000 000 leke per materiale e sherbime. Po keshtu ne vendim theksohet se ky fond te perballohet nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit dhe ngarkon Ministrine e Financave dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per zbatimin e ketij vendimi.