Dule Zgjedhjet e parakohshme synimi i opozites
Protestat nuk jane me mjet per ruajtjen e stabilitetit te se majtes por instrument i ndryshimit politik qe eshte bere nevoje kategorike. Duke folur ne nje konference per shtyp kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Duke u shpreh i sigurt se levizja e re e opozites do te beje realitet ate qe pritet realisht prej shumices se qytetareve. PBDNJ-ja eshte e sigurt se protestat qe opozita e bashkuar vendosi te nise ne gjysmen e dyte te muajit tetor do te sjellin ate qe kerkon shumica derrmuese e qytetareve te vendit ate qe kerkon vete vendi dhe sfidat e tij integruese do te sjellin zgjedhjet e reja respektimin e votes se lire dhe nje qeveri do te sherbeje mbi voten e sovranit tha Dule. Ai ka folur per zgjedhje te reja duke lene te kuptohet keshtu se negocimi politik qe do te conte nje ndryshim brenda kabinetit qeverises formalisht eshte i papranueshem per opoziten e cila ka bere te qarte se zgjedhjet e ardhshme jane te kercenuara. Standardi i manipulimit te aplikuar me 28 qershor sipas saj eshte ne vetvete nje fature ekzistenciale per opoziten e majte e cila nese pranon nje hyrje ne zgjedhje me kete qeveri praktikisht e legjitimon ate.