E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE vendimi i pare OK liberalizimit te vizave

Eurodeputetet shprehen optimiste per votimin e rezolutes se Fajon per heqjen e vizave. Berisha Vota do te jete pergjegjesi e madhe per ne ne menyre qe kerkesat e udherrefyesit te jene nje program i vazhdueshem per ne

TIRAN- Parlamenti Evropian pritet qe te votoje sot rezoluten per vendin tone duke i hapur rruge liberalizimit te vizave. Gjate seances se djeshme te Parlamentit Evropian komisionerja per eshtjet e Brendshme dhe Drejtesine e KE-se Sesilia Malmstrom u shpreh pro liberalizimit te vizave per dy vendet ballkanike por kerkoi me shume siguri nga Shqiperia dhe Bosnja per azilkerkuesit. Jam pro liberalizimit te vizave dy vendet kane bere permiresime te dukshme.


Shqiperia dhe Bosnja kane plotesuar tre parakushtet. Por autoritetet e ketyre vendeve duhet te shpjegojne proceduren e ketyre vizave me afat te shkurter dhe te sigurojne qe azilkerkuesit te mos vershojne drejt vendeve te BE- u shpreh Malmstrom.


Ashtu sic pritej eurodeputeti Van der Stop i cili ishte edhe propozues i nje amendamenti deklaroi qendrimin e tij kunder liberalizimit te vizave per Shqiperine e Bosnjen Do te votojme kunder liberalizimit pasi Shqiperia e Bosnja jane dy vendet me te korruptuara- u shpreh Van der Stop. Por mendimi i tij ishte ne minorance dhe anetaret e tjere ishin pro liberalizimit te vizave.


Nderkohe kryeministri Berisha ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave theksoi se dita e sotme do te jete nje dite e rendesishme per gjithe shqiptaret pasi PE do te votoje rezoluten qe do te cele driten jeshile per udhetimin pa viza.


Neser me nje vote historike per Shqiperine dhe shqiptaret Parlamenti Evropian do te votoje per heqjen e vizave.


Per cdo komb kjo perben nje arritje madhore historike per shqiptaret te cilet qene te vetmit qe pas renies se perdes se hekurt vershuan ne eksode biblike duke bere keshtu qe rreth 25 per qind e kombit te kerkoje te ndertoje jeten nepermjet punes ne emigracion kjo perben nje arritje te jashtezakonshme pasi i jep mundesi te madhe qetesimit te brengave familjare viziten per cdo rast e hall - tha Berisha.


Kreu i qeverise kerkoi prej kabinetit te tij edhe nje pergjegjesi me te madhe ne permbushjen e detyrimeve qe percakton udherrefyesi per vendin tone.


Vota e neserme do te jete pergjegjesi e madhe per ne ne menyre qe te gjitha agjencite tona udherrefyesit dhe kerkesat e udherrefyesit te jene nje program i vazhdueshem per ne.


Duke marre shkas nga njoftimet e fundit se Franca eshte e rezervuar per liberalizimin e shpejte te vizave me dy vendet ballkanike kryeministri Berisha theksoi se ky shtet nuk do te votoje kunder kesaj nisme por kerkon garanci nga shqiptaret se do zbatojne me perpikeri udhezimet e BE-se.


Ashtu sic e thashe edhe ne grupin parlamentar dhe sot se qeveria franceze nuk kundershton procesin por kerkon garanci me shume te drejte dhe garancite qe kerkon qeveria franceze eshte qe qeveria shqiptare te zbatoje disa detyra. Dhe ne zotohemi se lufta kunder korrupsionit kunder kriminalitetit dhe korrupsionit do te njohe dimensione te reja - u shpreh Berisha.


Skenat e emigrimit masiv ne vendet e tjera ballkanike menjehere pas liberalizimit te vizave dhe frika e nderkombetareve se nje gje e tille do te ndodhe edhe ne vendin tone detyruan kreun e qeverise qe te udhezoje Ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj dhe ate te Turizmit Ferdinad Xhaferri per nisjen e sensibilizimit per perfitimet dhe detyrimet qe rrjedhin nga ky proces. Kryeministri Berisha kerkoi intensifikimin e sensibilizimit te shqiptareve dhe nisjen e shperndarjes se fletepalosjeve ne cdo institucion arsimor ne vend.


Krahas spoteve televizive qe po behen ne te gjitha mediat lokale duhet te shfrytezohen te gjitha grumbullimet ne stadiume apo aktivitete te tjera rinore ne menyre qe te rinjve tiu dorezohet fletepalosja qe i informon per te gjitha te drejtat qe rrjedhin nga ky proces historik - tha Berisha.

Eurodeputetet pro liberalizimit te vizave


Eurodeputetet shprehen optimiste se parlamenti do te miratoje rezoluten e cila do ti hape rruge liberalizimit te vizave per shqiptaret. Nje dite para votimit eurodeputetja britanike Sarah Ludford deklaroi se bllokimi i levizjes se lire te qytetareve nga ndonje vend anetar i Bashkimit Evropian do te ishte nje hap prapa.


Gjithsesi eurodeputetja u shpreh se fryma e PE-se eshte qe te mbeshtese liberalizimin per dy vendet ballkanike. Une nuk them se do te jete nje votim unanim por ne parashikojme qe propozimin e Komisionit Evropian per udhetime pa viza do ta mbeshtese nje shumice e konsiderueshme. Duhet te sqaroj se fjala eshte per udhetimet si vizitore deri ne tre muaj- tha Ludford.


Gjithsesi eurodeputetja britanike sqaroi se vendimi perfundimtar per liberalizimin e vizave me Bosnjen dhe Shqiperine do ta marre Keshilli i Ministrave me 8 nentor. Pas votimit ne Parlamentin Evropian ky propozim do te paraqitet para Keshillit te Ministrave ku perfaqesohen 27 vendet anetare te BE-se. Ata duhet te marrin vendimin perfundimtar.


Ne po iu bejme thirrje atyre qe ta mbeshtesin kete propozim. shte shume e rendesishme qe Bashkimi Evropian te dergoje mesazhe pozitive te qarta per vullnetin politik per integrimin e vendeve dhe popujve te Ballkanit Perendimor - theksoi Sarah Ludford. Mesazhe pozitive vijne edhe nga eurodeputete te tjere te Parlamentit Evropian.


Annemie Neyts-Uyttebroeck kryetare e Partise Liberale Evropiane dhe koordinatore e Komisionit te Puneve te Jashtme te PE-se shpjegon se perse grupi i saj politik do te votoje per ti hequr vizat. Grupi yne liberal demokrat do te votoje per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe vende te tjera. Ne mendojme se liberalizimi i vizave ua shton sigurine njerezve - tha eurodeputetja Annemie Neyts-Uyttebroeck.


Edhe perfaqesuesja e Grupit Aleance e Lire per Evropen dhe anetare e Delegacionit per Evropen Juglindore Ulrike Lunacek u shpreh ne favor te liberalizimit te vizave per vendin tone.


shte e sigurt qe do te jete nje votim masiv. Jam e bindur se Parlamenti do te votoje ne favor ose pro. Ne jemi qe e drejta e levizjes tiu jepet te gjithe qytetareve ne Shqiperi dhe ne Bosnje - tha perfaqesuesja e Grupit Aleance e Lire per Evropen.


Fajon Shqiperia dhe Bosnja do perfitojne


Raportuesja per Shqiperine ne Parlamentin Evropian Tanja Fajon u shpreh se Shqiperia do te perfitoje nga procesi i heqjes se vizave. Duke komentuar qendrimet kunder te disa eurodeputeteve te vendeve si Franca dhe Anglia Fajon ftoi vendet e BE-se te pranojne realitetin e ri. Javen e kaluar Komisioni per te Drejtat Civile dhe Drejtesine provoi me vendimin e tij se Shqiperia Bosnja dhe Hercegovina i kane plotesuar kushtet.


Une nuk mund te them me shume per vendet anetare te BE-se por pres qe neser ta perfundojme me sukses punen tone. Te gjitha vendet anetare te pranojne se te dyja vendet i kane permbushur standardet teknike. Nuk ka arsye te shtyhet apo qe te vonohet heqja e vizave - deklaroi raportuesja per Shqiperine ne Parlamentin Evropian.


Edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli pas takimit me Fajon u shpreh optimiste per vendimin e sotem te Parlamentit Evropian per procesin e vizave. Neser vota ne Parlamentin Evropian eshte nje vote qe do te regjistrohet ne historine e kombit tone si nje vote qe hap dyert qe jep te gjitha shanset per ti dhene dimensionit te lirise nje permase krejt tjeter ne kuptimin e levizjes se lire.


Qe te gjithe shqiptaret e meritojne - u shpreh Kryetarja e Kuvendit Topalli. Gjate qendrimit te saj kryeparlamentarja do te takoje gjithashtu reporterin per Shqiperine Nikolas Chuntis si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar te Partive Popullore Evropiane Joseph Daul


Proceset ne KQZ jane zinxhir qe ndjekin njeri-tjetrin dhe ne nuk mund te prishim radhen e tyre


Fletet Ristani Shume shpejt do te merret vendimi

TIRAN- Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se shume shpejt do te merret vendimi per kutite. Sipas kreut te ketij institucioni ne rast se do te vonoje vendimi per fletet e votimit atehere do te rrezikohet zhvillimi i zgjedhjeve vendore te 8 majit.


Proceset ne KQZ jane zinxhir qe ndjekin njeri-tjetrin dhe ne nuk mund te prishim radhen e tyre perndryshe rrezikojme standardet e organizimit te zgjedhjeve. Megjithate koleget ishin te mendimit se mban dhe pak koha per ta shtyre kete proces dhe nuk mund te jape nje date ekzakte po besoj se shume shpejt do te kete nje vendimmarrje tjeter per kete ceshtje - tha Arben Ristani kryetar i KQZ-se. Perfaqesuesit socialiste ne KQZ kerkuan shtyrjen e marrjes se vendimit per djegien e fleteve te votimit.


Sipas juristit Genc Gjoncaj marrja e vendimit per djegien e fleteve ne nje kohe kur dy forcat kryesore jane perfshire ne nje proces negociatash per gjetjen e menyres per hetimin e zgjedhjeve parlamentare do te shkaterronte frymen e bashkepunimit.


Te njejtin qendrim lidhur me shtyrjen e afatit per djegien e fleteve te votimit mbajti edhe perfaqesuesi i PD-se ne KQZ Niazi Kosovrasti i cili kerkoi shtyrjen e votimit deri ne nje afat te papercaktuar per sa kohe qe dy palet vazhdojne negociatat per zgjidhjen e krizes politike.


Arben Ristani ishte i vetmi qe votoi kunder shtyrjes se vendimit per djegien e fleteve te votimit duke theksuar se shtyrja e dates se pastrimit te fleteve te votimit do te rrezikoje zhvillimin e zgjedhjeve lokale.


Ai iu beri thirrje anetareve te KQZ-se qe te mos behen pjese e politikes por te jene garant te zbatimit te ligjit. Nderkohe dje KQZ miratoi modelin e fletes se votimit per zgjedhjet e parakohshme per komunen Trebinje ne qarkun e Korces.


OSBE Te nise puna per zgjedhjet vendore


Kreu i ri i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart kerkoi fillimin e punes per pergatitjen e zgjedhjeve vendore te majit 2011. shte thelbesore qe pergatitjet administrative te nevojshme per zgjedhjet vendore te 2011-es te fillojne sa me shpejt. Ato duhet te jene ne perputhje me rekomandimet me te fundit te OSBE/ODIHR-it.


Prezenca e OSBE-se mbetet e gatshme per te dhene ekspertizen teknike te nevojshme ne rrethana te tilla - theksoi Volfart gjate takimit me presidentin Bamir Topi.


Kreu i ri i Prezences se OSBE-se shprehu vleresimin e OSBE-se per rolin e Presidentit Topi si garant i Kushtetutes dhe i shtetit te se drejtes. Gjate kryesimit te tij Prezenca e OSBE-se do te mbetet e angazhuar ne mbeshtetjen e metejshme te Institucionit te Presidentit - tha Ambasadori Volfart.


Nga ana e tij kreu i shtetit vleresoi mbeshtetjen e OSBE-se ndaj prioriteteve te Shqiperise ne kuader te integrimit ne Bashkimin Evropian ndersa vuri ne dukje se Shqiperia eshte e interesuar per te rritur angazhimin dhe pergjegjesine e saj ne OSBE duke promovuar vlerat e shoqerise dhe te kultures shqiptare.


Topalli Te bashkojme votat per kufizimin e imunitetit


Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i kerkoi opozites qe te bashkoje votat per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Sipas kryetares se Kuvendit ky ligj do ti hapte rruge hetimit te akuzave per korrupsion ndaj cdo funksionari ne politike apo drejtesi.


I bej ftese Edi Rames te lejoje deputetet e tij qe te votojne ligjin per kufizimin e imunitetit te politikaneve por edhe te gjykatesve edhe te institucioneve te tjera te cilet e perdorin kete si nje mburoje per te mbuluar mekatet e tyre.


shte menyra e vetme per te luftuar korrupsionin - tha Topalli. Lidhur me zgjidhjen e krizes politike qe po kalon vendi prej me shume se nje viti kryeparlamentarja i cilesoi zgjedhjet e kaluara si zgjedhjet me transparente dhe me standardet me te mira te realizuara deri me sot ne Shqiperi. Ne asnje rast ne asnje vend tjeter te botes nuk ka ndodhur si ne Shqiperi qe mazhoranca ti ofroje opozites zgjedhjen e sistemit elektoral.


shte nje gje qe asnje qeveri ne bote nuk ta dhuron. I vetmi rast eshte rasti i Shqiperise dhe ne kundershtim me interesat e partise qe eshte ne pushtet - sqaroi Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›