E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha-Meta, shfaqje vulgare

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne nje dalje per mediat mbremjen e djeshme, kritikoi ashper kryeministrin Sali Berisha dhe zevendeskryeministrin Ilir Meta, per fjalet e tyre te mbajtura ne Parlament. Madje per lidhjen e gripit te derrit me protestat, Rama tha se qeverine e ka lene teresisht mendja. Kryesocialisti theksoi se Saliu dhe Iliri, sapo dhane nje tjeter shfaqje te vulgaritetit te tyre ne sallen e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, ne nje perpjekje te ngutur per te shkurajuar protesten e sotme dhe pershkallezimin e aksionit te tyre opozitar per mbrojtjen e demokracise ne Shqiperi. Per keto fjalime, lideri i partise me te madhe ne opozite, iu drejtua personalisht Sali Berishes per t'i thene disa fjale. "E para, te te vij turp qe akuzon opoziten dhe mua personalisht, se nuk duam Evropen, nuk duam vizat, nuk duam integrimin, sepse si fillim, deri ne moshen time, i ke sherbyer perulesisht diktatures komuniste, madje je angazhuar dhe ke marre pjese ne persekutimin e internimin e njerezve te pafajshem", akuzoi Rama. Pastaj, sipas tij, kur Shqiperia ishte ne rrugen e integrimit ne NATO dhe BE, Berisha e coi ne humneren e piramidave, duke e vonuar nje dhjetevjecar rifillimin e rruges se saj drejt NATO e BE. Ndersa kreu socialist e akuzoi kreun e ekzekutivit si pergjegjesin kryesor per vonesen e pajustifikueshme te Shqiperise qe ka mbetur e fundit ne Evrope. "E dyta, te te vije turp qe vazhdon dhe u tregon shqiptareve brockulla per gjykaten, qe s'te lejuaka te hapesh kutite dhe per ate mikun e "huaj", qe te "paska" thene: 'Sali, ne asnje menyre kutite, se nuk te le gjykata!'", kritikoi kreu i PS. Me siguri, vijoi ai, protesta opozitare per hapjen e kutive, e ka bere te shohe endrra me miqte te huaj, qe i thone ate qe i pelqen te degjoje dhe pastaj endrrat e tij ia tregon Parlamentit te kthyer ne kuti te mbyllur. Por, sipas tij, eshte e sigurt qe kerkesa e socialisteve per hapjen e kutive, s'ka asnje lidhje me gjykaten dhe me vendimet e gjykates. "E treta, te te vij turp qe sa me shume plakesh, aq me shume genjen e abuzon me te verteten. Ka te ngjare te me ngaterrosh me veten, por asnjehere nuk kam share nje njeri te familjes tende. Sigurisht, kam thene dhe e them, e do ta them perseri: Qe interesat ekonomike e financiare te familjes tende diktojne qeverisjen e vendit, me shume se interesat publike e qytetare te njerezve te ketij vendi", akuzoi Rama. Se katerti, ai u shpreh se Berishes duhet t'i vij turp qe kercenon kryebashkiaket opozitare, me te cilet ka nje llogari te hapur publikisht dhe e pret qe nga e hena e ardhshme nje beteje qytetare, qe uron ta shmangi ne kohe, duke plotesuar te 5 kerkesat e apelit te tyre publik. "Se fundmi, kjo qeveri qe ne gjuhen migjeniane do te quhej, pa asnje gajle "pushtet derrash te kenaqur", arriti nje pike kulmore te marrezise, qe e karakterizon perdite e me shume, duke e perdorur si nje derrkuc miop, ministrin e Shendetesise, qe vetem e vetem prej frikes qe nuk arrin ta fshehe nga protesta e sotme, e neserme, e pasneserme, u nxor te bente lidhjen idioteske mes protestes se opozites dhe rrezikut te perhapjes te gripit te derrit", perfundoi komunikimin e tij, lideri i selise roze, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›