Rama, ftesa ne Kombinat: Protesta, s'do jete e fundit
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kundershtoi dje deklaratat e kryeministrit Sali Berisha se protesta nuk i sherben integrimit, duke theksuar se hapja e kutive eshte rruga drejt integrimit. Reagimi i tij erdhi gjate vijimit te takimeve dere me dere, teksa ka takuar qytetaret e lagjes se Kombinatit, duke ju shperndare atyre ftesen per pjesemarrjen ne mitingun e neserm, ne sheshin "Skenderbej". Sipas kryesocialistit, me paturpesine me te madhe qe e karakterizon, Sali Berisha kerkon te bind me kot shqiptaret se perpjekja e tyre per liri e drejtesi ne kete vend, duke filluar nga liria e drejtesia e zgjedhjeve, na qenka kunder vizave, kunder integrimit. "Nderkohe, hapja e kutive eshte rruga drejt integrimit, eshte rruga e duhur per t'u cliruar perfundimisht nga zgjedha e zgjedhjeve te deformuara e te kontestuara. Eshte rruga per t'i dhene cdo qytetari e qytetareje dinjitetin e vet, duke mos guxuar asnje pushtet ta preke", reagoi Rama ndaj rivalit te tij. Ndersa gjate nje tjeter komunikimi per mediat, kreu socialisti beri te ditur se protesta e Tiranes nuk eshte e fundit. Ai theksoi se nje pushtet i vjedhur, i cili qendron ne kembe duke mbajtur mbyllur kutite forcerisht ne menyre te paligjshme, kerkon ta ktheje Shqiperine ne skeme te mbyllur dhe te instaloje nje regjim te korrupsionit.