E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Berisha aplikon modelin rus

Ne vijim te turit elektoral brenda Partise Socialiste, Edi Rama, ka sulmuar Kryeministrin Berisha, duke thene se te vetmin projekt qe ai ka per Shqiperine, eshte projekti i realizuar me pare ne vendet e ish-bashkimit sovjetik. Deklarata eshte bere mbremjen e djeshme nga qyteti i Vlores, ku sebashku me rivalin e tij Maqo Lakrori, kryetari ne detyre i Partise Socialiste, u ballafaquan perpara socialisteve vlonjate. Rama u perqendrua te mosnjohja e zgjedhjeve, qendresa e socialisteve dhe deputeteve te saj, per te mos hyre ne Parlament. Ndersa hodhi akuza te drejtperdrejta per shtet te korruptuar nga nje grup njerezish, i cili punon per qellime dhe perfitime personale. "Sali Berisha, ka nje projekt qe s'ka te beje me Shqiperine Evropiane, por eshte vetem per ta kthyer vendin ne nje qark te mbyllur, qe partia qe eshte ne pushtet te fitojne serish. Kjo s'eshte nje risi, por nje projekt i realizuar edhe me pare, ne vendet e ish Bashkimit Sovjetik, ku nje grup njerezish veprojne vetem per interesa personale", akuzoi liderin e mazhorances, Edi Rama. Ai theksoi se e vetmja kundershtuese reale e ketij projekti, eshte Partia Socialiste. Sipas tij, PS ne 28 qershor mori nga populli shqiptar ate qe meriton, voten, e cila u deformua nga kjo makineri, dhe u vu ne pushtet nga mashtrimi dhe grabitja e votes se shqiptareve, prej Ilir Metes, i cili i fitoi votat duke u sjelle si armik i Berishes. "Partia Socialiste eshte e vetmja kundershtare ne kete realitet, ku Berisha kerkon te behet sulltan i shqiptareve, ku pushteti eshte barazi me regjim, ku zgjedhjet jane nje farse dhe rezultatet jane te paracaktuar", u shpreh lideri socialist ne detyre. Rama kembenguli se PS nuk do te hyje ne Parlament, pasi nuk mund te jape pa kushte te drejtat e saj. Sipas tij, socialistet nuk shiten dhe as nuk blihen. Ndersa kandidati per kreun e partise Maqo Lakrori, e nisi fjalen e tij duke ju pergjigjur nje pyetjeje mbi seriozitetin e gares. "Me pyeten nese e kemi seriozisht kete gare, me lejoni te sqaroj se s'ka asnje falsitet. Kjo eshte nje gare serioze", siguroi Lakrori. Ai theksoi se pikat kryesore te programit te tij jane ndryshimet statutore dhe heqja e pushtetit nga nje individ i vetem dhe vendimmarrjen kolegjiale. Me tej takimi u mbyll me pyetje dhe pergjigje. Anetaret socialiste te Vlores i drejtuan shume pyetje dy kandidateve per kryetar, ndersa shqetesimi primar i tyre mbetej heqja nga puna. Ne kete pike te takimit mediat nuk u lejuan. Rama ka qene i shoqeruar nga deputete te Vlores Fatmir Toci, Eltar Deda dhe Luiza Xhuvani si dhe kreu i Bashkise se ketij qyteti, Shpetim Gjika.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›