E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhacka: "Kjo qeveri do thelloje krizen, PS ne Kuvend, pas plotesimit te kushteve"

Partia Socialiste e ka vleresuar qeverine e re, e cila nisi pune diten e djeshme, si nje qeveri te dale nga deformimi i zgjedhjeve te 28 qershorit. Permes nje deklarate per shtyp, deputetja socialiste, Olta Xhacka, u shpreh se qeveria e sapokrijuar do te thelloje krizen ne vend. "Kjo qeveri eshte shembelltyra e deformimit te rende te moralit te politikes e te qeverisjes ne Shqiperi dhe pushteti i saj, i prodhuar me manipulime e korrupsion elektoral nga Sali Berisha, si edhe me vota te trafikuara nga e majta ne te djathte nga Ilir Meta, eshte nje pushtet qe do te thelloje krizen e demokracise, te shtetit te se drejtes e te ekonomise se vendit, do te rrise varferine e papunesine", theksoi Xhacka. Per sa i perket fteses se Kryeministrit Berisha per pjesemarrjen e opozites ne Kuvend, zyrtarja socialiste theksoi se hyrjen ne Kuvend, jane gati ta bejne ne qofte se u jepet e drejta legjitime e demokratike, te bejne transparence te plote per zgjedhjet e 28 qershorit, duke hapur kutite e votimit perpara popullit shqiptar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›