E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Qeveria, merite per zgjedhjet

"Qeveria ka merite per progresin qe arriten zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi". Ky ishte vleresimi qe shprehu diten e djeshme, perfaqesia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne OSBE. Nepermjet nje letre pershendetese drejtuar qeverise, perfaqesuesja e misionit te SHBA-se ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se ne Vjene, Carol Fuller vleresoi rolin e vecante qe pati ekzekutivi, ne zgjedhjet, qe u vleresuan si te arritura dhe konform standardeve. "Qeveria e Shqiperise ka merite per progresin e mirefillte ne shume fronte, ne keto zgjedhje dhe qytetaret e Shqiperise meritojne lavderime per pjesemarrjen ne numer te madh ne votim dhe per zhvillimin paqesor dhe me rregull te zgjedhjeve", thuhet ne leter. Ne menyre te qarte perfaqesia e SHBA-se ne OSBE vlereson se rezultati i votes te 28 qershorit, perfaqeson qarte vullnetin e popullit shqiptar. Duke analizuar raportin perfundimtar te OSBE/ODHIR-it, perfaqesia e SHBA-se vlereson punen e mire te qeverise per pergatitjen e procesit zgjedhor. "U arriten shumica e angazhimeve te OSBE-se dhe u demonstruan permiresime thelbesore, ne procesin e regjistrimit te zgjedhesve, kornizen ligjore, ne votim, numerim e votave dhe gjykimin e ankesave paszgjedhore. Qeveria e Shqiperise ka bere nje pune te besueshme ne zhvillimin e instrumenteve te nevojshme per zgjedhje te lira dhe te ndershme", theksohet ne pershendetjen e Fuller. Njeheresh, nenvizohet se, nxjerrja e listave te zgjedhesve nga Regjistri Kombetar i Gjendjes Civile, ishte gjithashtu nje zhvillim domethenes dhe pozitiv. Por nga ana tjeter perfaqesuesja e SHBA-se ne OSBE, duke ju referuar raportit thekson se ne zgjedhjet e kaluara nuk u arriten te shfrytezohej potenciali i plote i vendit. Ne kete kuader perfaqesia e SHBA-se, thekson se pergjate zgjedhjeve nuk pati nje klime te permiresuar besimi mes forcave politike. "Kjo qe vecanerisht e vertete ne fushen e njeanshmerise se medias dhe politizimin e aspekteve te votimit. Politizimi i aspekteve teknike te procesit, perfshire gjate procesit te numerimit te votave dhe nxjerrjes se rezultatit, si dhe shkelje te vezhguara gjate fushates, minuan besimin publik ne procesin zgjedhor", theksohet ne leter. Nisur nga ky konstatim, perfaqesia e SHBA-se ne OSBE bie dakord me qendrimin e ODIHR-it, sipas te cilit, zhvillimi i zgjedhjeve demokratike varet shume ne angazhimin e te gjitha partive politike per te respektuar germen dhe qellimin e ligjit. "Ne kemi besim se Qeveria dhe populli i Shqiperise do te studiojne me kujdes rekomandimet e gjithanshme te dhena nga ODIHR-i ne Raport, dhe do te promovojne ndryshimet e nevojshme per Shqiperine per te realizuar potencialin e saj per te arritur standardet me te larta per zgjedhje demokratike", nenvizon letra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›