Shenja thonjsh ne qafen e biznesmenit
Fier- Vrasja makabre e biznesmenit vlonjat Genci Habazaj duket se po fut grupin hetimor ne nje udhekryq per shkak te provave te pakta materiale. Por ditet e fundit ekspertet kane arritur te zbulojne disa te dhena interesante qe mund te cojne deri tek emri i autorit apo autoreve te dyshuar. Teksa hetuesit besojne se vrasja eshte e porositur me pagese, ekspertet kane gjetur disa plage te lehta ne qafen e te ndjerit 39-vjecar, qe cilesohen gervishtje te shkaktuara nga thonjte e nje personi per te cilin nuk specifikohet nese eshte mashkull apo femer.
Burime zyrtare thane se po hetojne pervec pistes se vrasjes per grabitje edhe ate te motiveve te dobeta, pasi mendohet se i ndjeri mund te kete pasur perplasje me nje homolog te tij, apo lidhjet intime te mundshme me nje grua nga ky qytet. Por ende keto te dhena nuk jane konfirmuar, por deklarohet se mund te zbulohen fakte per gjurmet e gjetura. Pak metra larg trupit mesohet se eshte gjetur edhe nje ganxhe hekuri, per te cilen po kryhen verifikime per gjurme gishterinjsh te autoreve te dyshuar. Mendohet se i ndjeri Genci Habazaj mund te jete perleshur me nje prej autoreve qe mund t'i kete lene shenja ne pjesen e qafes te shkaktuara nga thonjte, gjate perpjekjes per ta mbytur. Por nje tjeter version eshte fakti se keto shenja mund te jene lene edhe nga ndonje femer, ndaj po hetohet edhe per nje krim me motive te dobeta.
Hetuesit rrezuan pisten e hakmarrjes se ish-bashkeshortes me te cilen 39-vjecari ishte divorcuar disa vjet me pare dhe kishte relata shume te mira. Po keshtu po shkon drejt rrezimit pista e gjobevenies apo grabitjes, pasi familjes nuk i eshte kerkuar asnje lloj pagese. Ndaj hetohen pistat e vrasjes per shkaqe banale dhe motive te dobeta. Te afermit e te ndjerit pohuan se jane gjetur keto prova qe mund te jene te rendesishme ne te ardhmen per zbulimin e autoreve te krimit dhe shkaqeve.
Genci Habazaj u gjet 18 dite me pare i vrare dhe djegur pothuajse plotesisht tek vendi i quajtur "Deriku", rreth 3 km para se te shkosh ne Darrezeze, ku fillon rruga rurale per ne Levan te Fierit. Diten e zhdukjes, pese dite para se te gjendej i masakruar, biznesmeni nga Vlora me banim ne Akuila te Italise, do te shkonte ne Elbasan tek i vellai per te marre vajzen. Te afermit thane se Genci nuk ishte biznesmen i fuqishem, por kishte nje firme te vogel ndertimi. Dyshohet se i ndjeri ne Itali mund te jete njohur me nje tjeter grua nga Vlora, por ky fakt ende mbetet i pakonfirmuar. Familjaret e deklaruan te zhdukur tre dite me pas, kurse nje bari nga Fieri gjeti trupin e vrare dhe djegur ne nje zone me shkurre
Rezultati i ekspertizes: "Habazaj u qellua me plumb ne koke, me pas u dogj"
Mjekesia Ligjore zbardh autopsine dhe rezultatet e analizave pas keqyrjes se trupit te biznesmenit te vrare, Genci Habazaj. Ne trupin e te ndjerit u gjeten dy plage plumbi vdekjeprurese dhe shenja te shumta ne fytyre. Por ka pasur edhe demtime te konsiderueshme te shkaktuara nga djegia e kufomes pas krimit. Ekspertet konfirmuan se 39 vjecari mund te jete rrahur apo torturuar para se te qellohej me dy plumba. Nje prej predhave e ka goditur ne koke, duke i sjelle vdekjen e menjehershme dhe tjetra ne gjoks, per te siguruar se kishte vdekur. Krimi eshte kryer 48 ore para se te gjendej trupi nga nje bari i zones. Policia dyshon per vrases profesioniste te paguar, qe kane tentuar te humbasin edhe gjurmet duke djegur kufomen. Nuk percaktohet se ne c'rrethana jane shkaktuar plaget ne fytyre, pasi mendohet edhe per gervishtje me thonj ne pjesen e qafes, nga ku pritet te zbulohet ndonje gjurme e rendesishme.