E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi vizite treditore ne Turqi

Presidenti i Republikes Bamir Topi u nis dje ne nje vizite zyrtare treditore ne Turqi me ftese te Presidentit turk Abullah Gyl. Ne kuader te kesaj vizite zyrtare ne Republiken e Turqise kreu i shtetit do te pritet dhe do te zhvilloje bisedime me drejtuesit me te larte te shtetit turk Presidentin e vendit Abdullah Gyl Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan dhe Kryetarin e Asamblese se Madhe Kombetare te Turqise Cemil Cicek. Gjithashtu axhenda e Presidentit parashikon pjesemarrjen e tij ne Mbledhjen e Keshillit te Biznesit Turko-Shqiptar ku Topi pritet te mbaje fjalen pershendetese. Ne permbyllje te vizites tre ditore kreu i shtetit do te zhvilloje nje takim dhe me perfaqesues te bashkesise shqiptare ne Turqi. Ne delegacionin zyrtar qe shoqeroi Presidentin Topi jane te pranishem dhe zv.ministri i Puneve te Jashtme Selim Belortaja dhe kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes Nikolin Jaka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›