E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takime me krerët e lartë të shtetit turk

Gjatë ditës së sotme dhe të martën, kreu i shtetit pritet të zhvillojë një takim me presidentin turk, Abdullah Gyl.

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në Republikën e Turqisë, Presidenti i Republikës do të pritet me nderime shtetërore dhe do të zhvillojë bisedime me drejtuesit më të lartë të shtetit turk, Presidentin e vendit, Abdullah Gyl, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan, Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.

Agjenda e Presidentit Topi parashikon gjithashtu dhe pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet të mbajë fjalën përshëndetëse. Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim dhe me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Turqi. /Start/

                                                                                             2011-10-10 11:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›