E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: S’mund të flasim sot për koalicion me Berishën pas 2013-ësNga TemaIlir Meta korrigjon veten dhe Berishën sa i përket kohëzgjatjes së bashkëpunimit në koalicion. Meta tha dje se nuk mund të flitet sot për bashkëpunim midis tij dhe Berishës në vi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Meta: S’mund të flasim sot për koalicion me Berishën pas 2013-ësNga Tema

Ilir Meta korrigjon veten dhe Berishën sa i përket kohëzgjatjes së bashkëpunimit në koalicion. Meta tha dje se nuk mund të flitet sot për bashkëpunim midis tij dhe Berishës në vitin 2013, pasi është viti 2011 kur dhe do të testohet elektorati për lëvizjet politike të kryera deri atëherë dhe që do të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e koalicionit të ri, PD-LSI.

“Nuk mund të flasim sot për çështje, të cilat nuk janë aktuale, siç është ajo e vazhdimësisë së koalicionit në vitin 2013. Se sa e gjatë është kjo rrugë, unë nuk mund ta them sot me bindje të plotë, pasi do të na duhet të dëgjojmë shqiptarët në vitin 2011, sepse ata do të kenë fjalën kryesore”, - tha Meta.

Kryetari i LSI, Ilir Meta, foli dje për akuzat që i ka adresuar kryetari i PS, Edi Rama, i cili e quajti tradhtar të elektoratit të majtë pas nënshkrimit të pjesëmarrjes së LSI në qeveri. “Ne nuk kemi pasur marrëveshje me PS për shkak të kryetarit të saj. Nuk kemi tradhtuar askënd dhe kur është punë tradhtish, është Rama që nuk mund të flasë. Shqipëria ka nevojë për një Parti Socialiste të përgjegjshme, serioze e të hapur dhe jo të censurës, ku kameramanët rrezikojnë jetën 20 vjet pas pluralizmit politik. Një parti e tillë do të kishte një rol të rëndësishëm në këto procese integruese, që do të udhëheqë ky koalicion. Është një mijë herë më mirë të bashkëpunosh me një kundërshtar të fortë, siç është zoti Berisha, sesa me një njeri që nuk ka asnjë princip bashkëpunimi dhe moral dhe që mbi të gjitha nuk ka asnjë ide të qartë politike, sikurse ka qenë filozofia absurde përtej së majtës dhe së djathtës”, - tha Meta.

Nis të kopjojë Berishën: Kam marrë si kurrë ndonjëherë mesazhe pafund urimi në celular

Kryeministri, Sali Berisha, të paktën dy herë pas zgjedhjeve u shfaq në selinë e tij për t’i falënderuar shqiptarët që po i dërgonin aq shumë mesazhe urimi për fitoren. Edhe zëvendësi i tij në qeveri, Ilir Meta, duket se e mat në këtë mënyrë vlerësimin për koalicionin e ri.

“Është hera e parë që realizohet një koalicion me një marrëveshje të qartë për 4 vitet e ardhshme dhe që hedh themelet për stabilitet në vend. Kur jam zgjuar sot në mëngjes, celulari im ka qenë i bombarduar me mesazhe urimi, gjë që nuk ka ndodhur kurrë dhe më vjen keq për ata që nuk iu ktheva dot përgjigje”, - tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›